“Nga shtatori janë arrestuar e proceduar 1100 persona për narkotikë”- Ministri Balla bën bilancin: U sekuestruan 1630 kg drogë! Rezultate të mirëpritura për shëndetin e nxënësve e të rinjve

Mar 29, 2024 | 14:48
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë një bilanc nga muaji shtatori i vitit 2023, ku shprehet se janë arrestuar e proceduar deri më tani 1100 persona në për shitje narkotikësh.

droge

Balla u shpreh se janë sekuesrtruar rreth 1630 kg drogë në total, ndërsa shtoi se këto rezultate të mirëpritura në favor të jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe të të rinjve.

“Operacioni Kombëtar kundër lëndëve narkotike #PaketaeSigurisënëshkolla vijon cdo ditë me rezultate të mirëpritura në favor të jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe të të rinjve. Prej shtatori 2023, “Tempulli”👮👮‍♀️🚔 ka rezultat: 1100 persona të arrestuar/të proceduar në tentativë për shitje të lëndëve narkotike, dhe janë sekuestruar rreth 1600 kg cannabis, mbi 18 kg kokainë, 12 kg heroinë etj.

Përgëzime Policisë dhe Prokurorisë 📍Tiranë për goditjet e sistematike të tentativave për futje të lëndëve narkotike nga jashtë vendit përmes postës.

Do të bëjmë gjithçka të përmbushim pritshmërintë e prindërve dhe gjyshërve që tempulli i dijes, shkolla, të mbetet e sigurtë dhe mos të lejojmë depërtimin e fenomeneve negative që cenojnë jetën dhe shëndetin e tyre”, shprehet Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura