Nga Rozana, Albana, Jonida… një fustan për të gjitha

Jun 11, 2015 | 11:55
SHPËRNDAJE

Beyoncé Giselle Knowles-Carter
Kur stilisti i famshëm Zuhair Murad realizoi fustanin e famshëm që veshi Beyonce gjatë ndarjes së çmimeve “Grammy”, sytë e publikut mbetën mbi divin e muzikës. Me të drejtë! Dhe duket se fustani i bardhë, gjysmë transparent, që u përshtatej më së miri formave të Beyonce, u ka mbetur në mendje edhe femrave të njohura shqiptare të ekranit dhe muzikës. Prej disa kohësh, në Tiranë qarkullon një fustan i ngjashëm gati deri në detaje i stilistit Zuhair Murad, të cilin duket se nuk po e lënë “të bjerë në tokë”. Që nga Rozana Radi, Albana Osmani, Jonida Maliqi etj., po e veshin me radhë fustanin dhe po e reklamojnë aq shumë nëpër rrjetet sociale, saqë me të drejtë një komentues shkruan me ironi: “Lëreni të pushojë një ditë fustanin dhe lajeni, se është verë!”
ALBANA OSMANI
ROZANA RADI
JONIDA MALIQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura