Nga ringritja e Teatrit te statusi i 20 mijë artistëve/ Basha shpalos programin për Kulturën. Budina: Besoj se do t’i mbani premtimet, ose do jemi kundër jush

Apr 9, 2021 | 15:56
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi sot programin për artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore.

Në fjalën e mbajtur kryedemokrati u zotua se Teatri Kombëtar do të ringrihet atje ku ishte, ashtu siç ishte, si dhe do të çohen para drejtësisë ata që morën pjesë në atë që Basha e cilësoi si krim.

basha

Mesa angazhimeve të Bashës ishte: “Pavarësia e plotë e institucioneve të artit dhe të kulturës, statusi i mbi 20 mijë individëve, artistëve shqiptarë dhe njerëzve që merren me artin dhe kulturën dhe aksesi, pra, bërja e aksesueshme për publikun në tërësi e në veçanti”.

Ndërsa regjisori Edmond Budina tha se ka shumë besim se Basha do ta mbajë fjalën, dhe për këtë nuk “ka nevojë për nënshkrime”, por “mjafton që ta shohë në sy”. Budina tha se nëse nuk mbahen premtimet “ne do të jemi kundër jush”.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës

Faleminderit nga zemra! Zoti Budina, në emër të të gjithë artistëve qëndrestarëve, mbrojtësve të Teatrit Kombëtar, për këtë dhuratë të çmuar! Evokon dhimbje kur e shoh dhe jam i bindur që evokon dhimbje të gjithë qëndrestarëve. Por mbi të gjithë, evokon përgjegjësi, shpresë dhe besim. Kjo vepër e jashtëzakonshme, kjo pjesë e çmuar e historisë të qytetit tonë, e kryeqytetit të shqiptarëve, ky monument i gjallë i brezave të tërë, të brezave të kulturës. Me të vërtetë u shemb pabesisht përkundër një qëndrese qindra ditore të njerëzve të artit dhe të kulturës, të simpatizantëve dhe mbështetësve të artit dhe të kulturës dhe të opozitës, të Partisë Demokratike që është krenare ndër shumë beteja që ka qenë në krahun tuaj në atë betejë.

Por ata që e shembën, bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse mendojnë se beteja mbaroi. Bëjnë gabimin e tyre nëse nënvlerësojnë nënshkrimin tim. Unë nuk shquhem për tone të forta, as për metafora agresive, por çfarë kam nënshkruar e kam bërë realitet. Po ju them sot, se ky simbol nuk do të jetë thjesht një ngacmues i emocionit të dhimbjes për natën e errët të 17 majit, por do të jetë kujtuesi i përditshëm dhe i përnatshëm deri sa teatri të ringrihet siç ishte, aty ku ishte. Sikundër dua t’ju them atyre që u vërsulën mbi këtë vepër dhe mbi artistët brenda dhe rreth kësaj vepre, nënshkrimi im nuk parashikon vetëm ringritjen e teatrit aty ku ishte, ashtu siç ishte, por edhe çuarjen para drejtësisë të gjithsecilit që mori pjesë në atë krim, nga urdhëruesi, tek zbatuesit do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Të dyja janë dimensione të bashkëjetesës europiane, edhe nderimi për artin, për kulturën, për trashëgiminë kulturore, edhe fundi i kulturës së pandëshkueshmërisë.

Faleminderit nga zemra për këtë dhuratë të çmuar! Faleminderit profesor Budina! Për mua është një kënaqësi e jashtëzakonshme! Natyrisht, të flasësh pas jush është edhe një sfidë e madhe. Shumë u tha në këtë sheh sot dhe mua nuk më ka mbetur gjë tjetër veçse të nënvizoj edhe një herë qartë dhe prerë atë që më kërkuat në fund të fjalës tuaj: vullnetin e palëkundur, timin dhe të qeverisë së ardhshme, për  të bërë realitet të gjitha zotimet tona. Zotimet e marrëveshjes me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe zotimet e programit tonë për artin dhe kulturën. Të dashur miq, vij këtu me peshën e rëndë të përgjegjësisë që këto zotime sjellin një peshë të dyfishtë, që sjell vetëdija se jam kryetari i një force politike që lindi nga elita e mendjes dhe e shpirtit të këtij kombi. Nga studentët, nga pedagogët, nga intelektualët, nga artistët një pjesë e të cilëve kam kënaqësinë t’i shoh sot përsëri në vijën e parë në kuptimin figurativ dhe fizik të fjalës. Për mua kjo është një përgjegjësi e jashtëzakonshme.

Do të ishte e tillë edhe në kushtet ku Shqipëria e 2021-it do të kishte qenë Shqipëria e ëndrrave tona të 90-ës, 91-shit apo 92-shit. Është e dyfishtë tani që ndodhemi në një udhëkryq të rrezikshëm. Tani që një perde e hekurt po bie, që po i ndan përsëri shoqëritë në të lira dhe në të robëruara, në ato që garantojnë rotacion, normalitet, pozitivitet dhe ato që garantojnë shkatërrimin e gjithçkaje për hir të një sundimtari dhe të një grushti njerëzish. Kjo perde e hekurt e cila po përvijohet jo thjesht gjeostrategjikisht si lindje dhe perëndim por edhe brenda shoqërive, kërcënon si asnjëherë tjetër Shqipërinë.

Ndaj, zgjedhjet e 25 prillit janë vendimtare, ndoshta më vendimtaret prej atyre që na ndanë nga diktatura në vitin 1992. Këto ditë ne po luftojmë për të ardhmen e Shqipërisë. Janë, pra, zgjedhjet më të rëndësishme në historinë 30-vjeçare. Në këto zgjedhje ngrihet vetëm një pyetje, një pyetje e vetme: do të vazhdojmë në këtë rrugë, në këtë rrugë 8-vjeçare të shkatërrimit, të nënshtrimit, të largimit nga Europa , të kolapsit ekonomik, shpirtëror, ekonomik dhe të gjithanshëm të shoqërisë apo do të zgjedhim ndryshimin, do të zgjedhim një të ardhme më gjë mirë duke u bërë pjesë e Bashkimit Europian, një arritje që do të prekë dhe do të përmirësojë jetët e të gjithё shqiptarëve? Kjo ёshtё pyetja e vetme qё shtrohet nё kёto zgjedhje. Sot flasim pёr artin dhe kulturёn tonё. Pёr artin tonё kombёtar, pёr artistёt tanё.

Si çdo fushё tjetёr, janё bёrё hapa pas nё kёto 8 vite. Kryeministri nё ikje i cili ka dështuar tё bёj ndonjё gjё ashtu si duhet, kёtu ka kryer njё krim monstruoz, e ka shembur teatrin tonё kombëtar. Pёr 8 vite ai e ka goditur rёndë buxhetin e artit dhe kulturёs shqiptare. Pa kulturë dhe pa art, Shqipёria nuk ka ëndrra. Rinia nuk ka ëndrra. Shqipёria nuk ka shpresë. Rinia nuk ka tё ardhme. Kjo ёshtё Shqipёria e 8 viteve tё fundit! Njё vend pa vizion, pa shpresë dhe pa njё rrugëdalje. Ёshtё pikërisht kjo qё ne duam tё ndryshojmë. Ёshtё pikërisht kjo qё ne duhet tё ndryshojmë! Ёshtё pikërisht kjo qё ne tё gjithё sё bashku do tё ndryshojmë me 25 prill. Ndaj, këto zgjedhje ne do t’i fitojmë dhe do tё sjellim njё tё ardhme mё tё mirё pёr vendin, pёr tё gjithё qytetarët shqiptarë. Njё tё ardhme mё tё mirё nё çdo fushë. Nё ekonomi, nё shёndetёsi, nё arsim, nё industri e bujqësi, nё art dhe nё kulturë.

Ne kemi njё vend tё mrekullueshëm, Zoti na ka bekuar me tё. Me bukurinë mahnitëse, me njerëz jashtëzakonisht tё talentuar. Vendi ynë ka po kёshtu njё histori tё lashtё dhe tё mrekullueshme qё na bёn krenar. Nuk ka asnjё arsye se pse Shqipёria tё mos bёhet njё nga vendet lider nё botё pёr artin dhe kulturën. Nё veçanti nё kёtё dekadë ku shqiptarët janë bёrё lider nё botё pёr artin dhe kulturën, por ama fatkeqësisht vetёm kur largohen nga vatra e tyre. Pёr tё arritur kёtё, unё jam i vetëdijshëm se njё nga faktorët kryesor ёshtё qё Shqipёria tё ketë njё qeveri e cila kujdeset pёr qytetarët e saj dhe tё ardhmen e saj jo njё qeveri qё kujdeset pёr njё grusht njerëzish dhe pёr fatet e saj. Unё dhe Partia Demokratike zotohemi solemnisht tё rindërtojmë Teatrin Kombëtar aty ku ishte, ashtu siç ishte dhe i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Ne angazhohemi ta bëjmë artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore të aksesueshme për të gjithë, jo vetëm si një e drejtë themelore e njeriut por dhe si një faktor themelor për një shoqëri më të shëndetshme, më tolerante, më gjithëpërfshirëse.

Kur flas për artin dhe kulturën e kam fjalën për gjithë fushat, nga letërsia, botimi, bibliotekat, tek muzika, tek opera, tek baleti, tek teatri dhe tek kinematografia, tek rrjeti i muzeve dhe trashëgimia historike dhe kulturore, tek artet vizuale, piktura, skulptura, pra, në çdo fushë të artit. Piketat kryesore që ju dëgjuat sot janë angazhime konkrete që merren pas një konsultimi të detajuar me njerëzit e artit dhe kulturës, me artistët shqiptarë dhe ekspertët e administrimit të artit dhe kulturës, të cilët për fat të mirë Shqipëria i ka dhe i ka të niveleve më të mira europiane dhe botërore. Që nga financat, pra, financat në kuptimin e drejtpërdrejtë të financimit nga buxheti i shtetit për të cilat angazhimi i programit tonë është i qartë: arritja e menjëhershme e nivelit të financimeve të vendeve të rajonit për artin dhe kulturë, tek defiskalizimi apo thënë më qartë tek zbritja nga shpenzimet e të gjithë atyre sipërmarrësve, të cilët marrin për sipër sigurisht sipas parimeve të transparencës dhe normave europiane, të financojnë dhe sponsorizojnë artin, kulturën dhe sportin shqiptar.

Pavarësia e plotë e institucioneve të artit dhe të kulturës, statusi i mbi 20 mijë individëve, artistëve shqiptarë dhe njerëzve që merren me artin dhe kulturën dhe aksesi, pra, bërja e aksesueshme për publikun në tërësi e në veçanti. Një angazhim i cili ndoshta nuk u potencua sepse ndërthuret me platformën tonë të arsimit, por që nuk ka vend më të mirë jo vetëm për ta shpallur, por dhe për të kërkuar ndihmën tuaj, të elitës artistike të këtij vendi. Arti dhe kultura nisin në djep, nisin që fëmijë e ndaj duhet të kemi një sistem arsimor, e kam fjalën në veçanti për sistemin parauniversitar ku arti dhe kultura, pra, shpirti i fëmijëve, i vogëlushëve, i rinisë shqiptare të ketë mundësinë të edukohen me artin dhe kulturën jo në mënyrë spontanë as vetëm për shkak të prirjes, rastësisë, providencës, apo përkatësisë në një familje artistësh por në mënyrë sistematike duke bërë të mundur që përmes zgjatjes së orarit mësimor deri në orarin 16 nisi si një qëllim social që fëmijët e shqiptarëve të mos enden rrugëve ndërkohë që prindërit janë në punë. Gjatë kësaj periudhe ne të organizojmë resurset e nevojshme financiare për disa fusha që do të kenë të bëjnë me trupin, me mendjen dhe shpirtin e  brezave të ardhshëm të shqiptarëve.

Pra, me edukimin artistik në muzikë, në letërsi, në fusha të tjera të artit që do të kërkojë angazhimin e drejtpërdrejtë të artistëve shqiptarë dhe trajnimin dhe ritrajnimin e arsimtarëve tanë që arti dhe kultura të jenë pjesë e edukimit të fëmijëve. Në sistemin parashkollor nga klasa e parë, pse jo që nga kopshti, klasa e parë e deri në fund të gjimnazit të kenë mundësinë përmes këtij sistemi, të ndjejnë, përvetësojnë dhe të bëjnë pjesë të shpirtit të tyre tiparet e artit dhe të kulturës që do t’i bëjnë ata qytetarë më të mirë, më të devotshëm, më tolerantë dhe do të rrisin nivelin e artit dhe të kulturës në vendin tonë. Këto janë, pra, 5 piketat kryesore. Por tani dua t’i bashkohem asaj që tha zoti Budina dhe që është themelore në misionin që Partia Demokratike dhe unë kemi marrë përsipër para shqiptarëve.

Ne angazhohemi të ridimensionojmë rolin e integrimit kulturor në Bashkimin Europian duke promovuar fuqishëm vlerat tona identitare të trashëgimisë tonë kulturore, kreativitetin dhe kulturën dinamike përmes një bashkëpunimi kulturor kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar duke përfshirë diplomacinë kulturore si përqasja më e mirë, si përqasja më dinjitoze ndaj realizimit të objektivit tonë, për anëtarësimin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar në Bashkimin Europian. Një qeveri e ekonomisë, siç do të jetë qeveria e ardhshme që do të zgjidhni në 25 prill. Por jo vetëm kaq, do të jemi një qeveri e dijes, një qeveri e artit dhe e kulturës. Zotohem para jush se me ndihmën tuaj, me angazhimin shpirtëror që sjell kujtesa e pashlyeshme e qëndresës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në të gjitha dimensionet e saj, që nga artistët më të shquar të kombit deri te qytetarët më të thjeshtë të kryeqytetit dhe atyre që vinin nga qytetet e tjera. Zotohem se edhe unë do të jem jo vetëm një kryeministër i ekonomisë por edhe një kryeministër i dijes, i artit dhe i kulturës në krahun tuaj dhe me ju në të gjitha sfidat dhe mundësitë që kemi përpara. Sepse kur kujdesemi për kulturën tonë, kujdesemi për të ardhmen tonë. Sepse një komb pa kulturë dhe pa art, është një komb pa të ardhme. Faleminderit për praninë tuaj, për kontributin tuaj dhe ju bëj thirrje ju dhe gjithë shqiptarëve, gjithë bashkëqytetarëve tanë kudo ku janë: zgjidhni rrugën tonë, votoni për ndryshimin! Dita po vjen, ora po vjen që të gjithë së bashku si një komb, si një shoqëri, të zgjedhim ndryshimin dhe ta bëjmë Shqipërinë ashtu siç duam, siç e ëndërrojmë, si gjithë Europa! Ju faleminderit nga zemra!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura