Nga “lufta” kundër euros te zgjedhjet, Sejko: Tani presim rritjen ekonomike

Jun 29, 2017 | 9:06
SHPËRNDAJE

Fushata zgjedhore nuk pati ndikim negativ në ekonomi, rezultati është një siguri për vazhdimin e reformave. Ky është konkluzioni i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, pas mbylljes së procesit zgjedhor.

Guvernatori i BSH, Gent Sejko

Në një intervistë në “Scan TV”, Genti Sejko tregon për politikën e re të bankës për deeuroizimin e ekonomisë, si dhe efektet pozitive që do të sjellë për qytetarët shqiptarë. Sejko flet edhe për procesin zgjedhor, paktin politik që solli një klimë jo shqetësuese për investitorët e huaj dhe vendas.

Zoti Guvernator po e nis me politikën më të re apo me vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë, deklarata që kanë ardhur edhe nga ju lidhur me deeuroizimin. I keni vënë këtë emër dhe unë po mbaj atë. Nëse mund të na shpjegoni shkurtimisht – çfarë është kjo politikë e deeuroizimit për të gjithë ato që po na ndjekin?

Politika e deeuroizimit në fakt ka filluar edhe është ndjekur më herët nga banka qendrore. Duke pasur  një orientim dhe  tendencë drejtë rritjes së përdorimit të lekut, të monedhës vendase, aktualisht ne jemi adresuar dhe jemi fokusuar më shumë aty. Kjo pasi niveli i eurozimit ka disa përmasa të cilat konsiderohen relativisht te larta. Raporti  kredi – depozita ku raporti i depozitave është 50% në euro, po ashtu raporti i kredive të ekspozuara në sistemin bankar  është shtuar mbi 45%. Pavarësisht që ka rënë  si rezultat i  politikës monetare lehtësuese të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, vazhdon të mbetet në nivele të konsiderueshme. Ne kemi nivele euroizimi te larte, si në sektorin financiar që unë sapo përmenda ashtu edhe në sektorin real. Të gjithë e dinë që kemi kufizim çmimesh të disa  produkteve që tregtohen në tregun Shqiptar, ato vazhdojnë te mbeten në euro. Makinat, apartamentet janë raste, gjithashtu pagat në disa sektor të caktuar mund të paguhen në euro. Në këtë kontekst kemi një nivel të konsiderueshëm të lartë të euroizimit në ekonomi. Dikur ka qenë dollarizimi, pra ka qenë në dollarë por me rritjen e nivelit të shkëmbimeve tregtare në partneritet me Eurozonën, Euro është bërë monedha predominuese. Në këtë kontekst ne jemi orientuar për të ulur nivelin e euros, pra euroizimin që e quajmë në ekonomi dhe në sektorin real të ekonomisë.

Ka një tendencë besimi që Shqipëria ashtu siç kërkon të përfaqësohet në Bashkimin Europian mund të konsideroj edhe përdorimin e monedhës euro. A shkon kjo politikë ndesh me këtë perceptim apo janë dy çështje të ndryshme?

Nuk shkon absolutisht, përkundrazi shkon paralel. Perceptimi është i vërtet por duhet shpjeguar dhe duhet sqaruar që ky është perceptim i gabuar, pikërisht sepse ne po shkojmë drejtë integrimit. Në bashkimin europian duhet që të kemi dhe duhet të vazhdojmë të adresojmë përdorimin e monedhës vendase, në mënyrë që të rrisim fleksibilitetin e politikes monetare dhe efektin e transmetimit të politikes monetare. Gjithashtu duhet të rezervojmë dhe të ruajmë stabilitetin financiar. Në raport me stabilitetin financiar unë përmenda që ne kemi rreth 45% të kredive në euro, ku një pjesë e mirë e këtyre klientëve janë të pa mbuluar. Pra gjenerojnë të ardhurat në lekë ndërkohë që kredinë e kanë në euro  dhe janë te ekspozuar ndaj riskut  të kursit të këmbimit. Kemi një efekt negativ në stabilitetin financiar, por edhe nga krahu i politikes monetare përmenda që ne do të donim që të kishim monedhën vendase më shumë të përdorshme. Pikërisht për këto arsye, ne synojmë të kemi një performancë reformash në rritje ekonomike të përgjithshme, ku banka qendrore ka rolin e saj me instrumentet e saj, si instrumentet e politikës monetare. Përdorimi më i gjerë i lekut do të sillte një performancë me të mirë ekonomike, e cila do të afrohej më shpejtë me standardet europiane. Ne kemi shtete siç është Çekia që është një shtet mjaft i zhvilluar, ku ka një nivel shumë të ulët të euroizimit dhe vazhdon të përdor monedhën e saj. Kemi dhe shtete si Polonia dhe Kroacia që janë anëtare të bashkimit europian dhe kanë marrë fushata kundër euroizimit pikërisht për këto arsye. Ulja e nivelit të eurozimit është një proces që është ndjekur edhe nga shtete të tjera që kanë hyrë në euro dhe mbajnë monedhën e tyre. Shqipëria ka nevojë të forcohet ekonomikisht, ka nevojë të përformojë reformat, te përafrohet me bashkimin euopian, në këtë kontekst ka nevojë të përdor me shume monedhën e saj, pra për të rritur fleksibilitetin e politikes monetare, për të pasur një stabilitet makro-ekonomik dhe stabilitet financiar. Për këto arsye ne po ndërmarrim këtë fushatë kundër euroizimit e quajtur kështu, por jo qe ne po vrasim euron. Duhet theksuar që ne synojmë si bankë qendrore, që të kemi një ulje graduale në nivele të përafërta me shtetet e tjera dhe ekonomi të ngjashme me ne. Ky është qëllimi që ne nuk synojmë më këto masa, ne nuk synojmë të heqim euron nga qarkullimi, pasi jemi koshient që partnerët tanë tregtare janë në eurozonë. Ka shumë klientë që aktivitetin e tyre e kryejnë në euro, kreditë i kanë me euro, dhe normalisht që këto persona do të vazhdojnë të bëjnë aktivitet dhe të kryejnë transaksione në euro, sidomos aktivitetin eksport – import. Qëllimi është që në përgjithësi, në një masë të madhe të shmanget përdorimi i euros,  në ato raste ku është e pa nevojshme. Ka një rritje artificiale të rritjes së euros që është e panevojshme. Natyrisht nëse ju do të shkoni me pushime diku jashtë do të shkoni me euro, dhe pagesat do të bëhen në euro dhe jo në lek. Nëse ju do të blini një apartament apo një  makinë, çfarëdo qoftë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nuk ka arsye pse të blihet me euro, kur mund të blihet me lek. Nëse juve pagën e keni në monedhën vendase dhe atëherë pse duhet te merrni një kredi në euro, dhe pse duhet të ekspozoheni ndaj riskut të kursit të këmbimit në të ardhmen. Kreditë për shtëpitë janë afatgjatë, ku askush nuk e parashikon dot se si mund të jetë kursi në afat 10-15-20 vjeçar.

Pikërisht qasja ndaj euros reflekton dëshirën për të pasur një monedhë kombëtare të fortë, një lek të fort. Por aktualisht kursi i këmbimit me euron ka marrë shumë vëmendje sepse euro është zhvlerësuar kundrejt monedhës tonë kombëtaret. Ka faktorë që e cenojnë apo e favorizojnë fuqizimin e lekut?

Është shumë e vërtet kjo që thoni ju, leku është forcuar së fundmi, por gjatë periudhës 10 vjeçare, leku ka qenë një monedhe stabël, ka pasur shume pak luhatje në raporte me monedhat e  tjera. Goditjen e ka marrë në vitin 2008 ku pati goditje e gjithë Eurozona, pati një zhvlerësim të lekut kundrejt euros si pasojë e krizës, por që nga ajo periudhë leku ka rezistuar shumë mirë. Së fundmi ne kemi një forcim të lekut. Ne sigurisht ndjekim një regjim të lirë ndaj kursit të kursimit. Kursi i këmbimit përcaktohet si pasojë e kërkesë -ofertës në treg, natyrisht kemi një ofertë me të madhe të euros, gjë që ka bërë të forcohet leku, kjo është logjike dhe e ditur. Forcimi i lekut ka ardhur si pasojë e një oferte të madhe të euros, një hyrje të madhe të euros. Ne i referohemi shifrave dhe analizave tona që ne disponojmë; hyrjet si pasoje e turizmit kanë qenë më të larta në Shqipëri, niveli i import- eksporteve ka qenë pozitiv, pra kemi një rritje te eksporteve shqiptare. Gjithashtu kemi pasur edhe rritje te investimeve te huaja, ka mjaft hyrje në euro nga këto aktivitete, përgjithësisht ka edhe një cikël historik, i cili i referohet periudhave të veçanta, ajo e verës dhe e dimrit, me ndikimin e emigrantëve ka shumë prurje në euro, po përgjithësisht ka sjellë që ne të kemi një nivel të lartë të ofertës së euros, gjë qe ka sjellë edhe forcim të lekut në kursin e këmbimit. Në këtë periudhë kemi një ofertë më të madhe të euros në treg dhe kjo ka sjellë që të kemi një euro të dobët gjatë gjithë kohës së verës.

Për ta mbyllur me çështjen e monedhës, po për sa i përket luhatjes së dollarit?

Dollari nuk është një monedhë me përdorim të gjerë, kryesisht partnerët tanë tregtarë janë në Eurozonë. Euro është monedha që ka një përdorim më të madh edhe në sistemin financiar, depozitat në dollarë zënë një peshe më të vogël edhe kreditë në dollarë zënë një peshë më të vogël. Përdorimi i dollarit adresohet vetëm në ato raste që ka import – eksport për bizneset që punojnë me naftë, ndërsa pjesa tjetër është kryesisht me euro. Dollari nuk ka pasur luhatje të mëdha në këtë kontekst, sigurisht ato shkojnë bashkë, por partnerët tani janë në Eurozonë sikurse edhe emigrantët në pjesën më të madhe janë në Eurozonë, pra është euro, më pas dollari dhe paundi britanik.

Zoti Guvernator ka pasur një lajm te mirë në muajt e fundit, ka nisur dhe është konsoliduar ulja e kredive me probleme, jemi në nivelin 16%. Nga një rrezik i madh që diskutohej dy vite më parë ku flitej për 25% të totalit, pse u ulen kreditë me probleme, dhe a do të vazhdojë ky ritëm?

Kreditë me probleme kanë qenë problem jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shtetet e rajonit, por edhe në Eurozonë pas krizës niveli i kredive me probleme në vitin 2008 është rritur ndjeshëm, bankat kanë qenë shumë më agresive në drejtim të kreditimit para krize duke marrë më shumë risqe. Kanë pasur një qasje më të pranueshme të riskut me ato goditje që ato pësuan. Pas krizës pati një ngërç dhe një filozofi më konservatore në politikat e kreditimit, kjo erdhi si pasojë e një ulje agregate për kredi dhe një tkurrje në nivelin e kërkesës, por edhe  si pasojë e rritjes se kredive me probleme, duke qenë që kreditimi më parë ishte dhënë pa marrë në konsideratë disa kritere të caktuara të rriskut bëri që disa kredi të kthehen në kredi performante. Kjo ndodhi edhe në Shqipëri sigurisht sikurse ndodhi edhe në shumë shtete të tjera. Rritja e kreditimit para vitit 2008 ka qenë në nivele të larta deri në 25% në vit sigurisht që nivelet të rritjes së kreditimit me përmasa kaq të mëdha do të sjellin edhe disa kredi edhe jo të performuara, pasi kriteret e riskut mund të jenë anashkaluar. Ne si banke shqiptare e kemi marrë seriozisht çështjen e kredive me probleme, kemi bërë një plan masash me qeverinë shqiptare ku kemi prekur të gjithë elementët të cilët do të ndihmonin sistemin financiar, ku rezultuan edhe këto elemente më efikas natyrisht që ne me këto elemente jemi përpjekur të ulim kreditë jo performante, por këtu diskutojmë për një raport që është raporti midis totalit të kredive me totalin e kredive me probleme. Totali i kredive me problemeve ka të bëj edhe me kredinë e re,  plani i masave është adresuar pjesës së keqe të portofolit, ku ky plan masash ka konsistuar në fshirjen e kredive të humbura, në ristrukturimin e kredive me probleme, por edhe në performancën e bankave në tërheqjen e kthimit të kësteve të kredive.

Ka dhe një instrument që nuk është aktivizuar, që është rritja e kreditimit të ri?

Ne paralelisht me planin e masave për trajtimin e kredive me probleme, kemi punuar edhe në një plan tjetër masash ose me një filozofi për të nxitur kreditimin, për të riorientuar sistemin financiar, ndaj atyre sektorëve potencial të ekonomisë të cilët kanë më shumë kërkesë dhe më pak risk, do të kishte më shumë orientim për bankat që të orientoheshin. E thënë me fjalë të thjeshta deri në momentin e krizës bankat ishin të orientuara ndaj sektorit të ndërtimit, sektorit të pasurive të patundshme ose sektorëve të tjerë të lidhur me ndërtimin, si çimento hekur etj..  Normalisht bankat duhen të riorientohen ndaj sektorëve si turizmi, bujqësia apo sektorë të tjerë që aktualisht kanë më shumë frymëmarrje ku janë më të suksesshëm dhe performues. Në këtë kontekst ne kemi punuar me shoqatën e bankave dhe sistemin financiar, me ministrinë e financave, me ministrinë e ekonomisë. Kemi bëre disa forume në bashkëpunim edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, dhe institucionet e tjera ndërkombëtare. Çdo vit ne kemi organizuar një forum të caktuar për nxitjen e kreditimit në Republikën e Shqipërisë, pasi ne kemi pasur edhe një gjendje të bollshme likuiditeti, bankat raporti kredi – depozita ka qenë 50 dhe vazhdon të mbetet, pra ka një situatë likuiditeti mjaft të mirë. Bankat janë me tepricë likuiditeti, mbi kërkesën e bankës qendrore, gjithë ky likuiditet, sfida jonë ka qenë që të përkthejmë kreditë të shëndetshme mbi ekonominë, jo me kredi të mbingarkuara, të cilat mund të krijonin kredi jo performante, por kredi të shëndetshme të orientuara pikërisht në këto sektorë. Pikërisht këto forume që ne kemi bërë, kemi dalë në disa memorandume. Në çdo forum bashkëpunimi midis palëve që kanë marrë pjesë në këto forume, Banka e Shqipërisë, ministrisë së financave, shoqatave të bankave, institucioneve të tjera rregullatorë, si Agjencia e Mbikëqyrjes Financiare, apo ajo e sigurimit të depozitave ku secila ka pasur një rol për të riorientuar tregun financiare ndaj një kreditimi të shëndetshme. Kjo ka sjellë që kreditimi është rritur në mënyrë të moderuar, por është rritur gjatë viteve të fundit me një mesatare të nivelit të 3.3% vit pas viti. Pra ne nuk kemi pasur rënie, por kemi pasur rritje në nivelin e kreditimit, rritje të moderuar ku synimi ka qenë që ne të kemi një rritje pak më të lartë nga kjo rritje të moderuar mbi 5% deri në 10% nuk mund të them një shifër të saktë që kjo rritje të këtë një ndikim në nivelin e rritjes ekonomike, por pavarësisht, rritja e kreditimit ka vazhduar, kredia e re ka qenë në përmasa të mira gjithmonë duke krahasuar vështirësitë ekonomike financiare krahasuar viteve të krizës që ka kaluar Eurozona dhe në rajon, pra në këtë kontekst nuk flasim në një kontekst të ndryshëm. Ne kemi pasur një rritje të kreditimit, tani kjo rritje kreditimi ka ardhur si pasojë e rritjes së kredisë në lekë që i kthehemi deuroizimit dhe kredisë në euro, kemi pasur tkurrje të portofolit të kredisë në euro, dhe rritje të portofolit të kredisë në lekë.

Po ti rikthehem edhe një herë uljes së kredive me probleme në lekë që është ulur konsiderueshëm. Objektivi im ka qenë që ne të shkonim në nivelin 15% dhe ne po i afrohemi shumë këtij niveli pasi pas shifrës së prillit ne kemi një ulje të mëtejshme të kredive me probleme, shifra nuk është konfirmuar akoma, sapo të konfirmohet do e publikojmë këto dite, pra ka vazhduar ulja si pasojë e këtij plani masash, ku ky plan masash ka funksionuar dhe ka qenë shumë i detajuar dhe ka qenë një kooperim shumë i mirë edhe me qeverinë shqiptare në drejtim të performancës së mirë dhe të organizuar e koordinuar që i ka dhënë një kofidencë edhe sistemit financiar. Sistemi financiar dhe kryesisht bankat kanë qenë ato që kanë ndjerë mbështetjen e rregullatorëve dhe autoriteteve në punën e tyre të përditshme. Një problem ka qenë pjesa ligjore, ekzekutimi i kredive mbetet një problem për bankat pasi shpeshherë klientët e këqij të cilët nuk janë në gjendje të shlyejnë detyrimet e tyre ndaj sektorit bankar në momentin e ekzekutimit i kanë bllokuar bankat, proceset gjyqësore të cilat kanë bërë shlyerjen e këtyre rasteve dhe kjo ka ndikuar negativisht në normën e kredive me probleme.

Gjithsesi edhe në këtë aspekt janë bëre adresime dhe ndryshime ligjore siç ka qenë ligji falimentit apo ndryshime të tjera ligjore që kanë të bëjnë me përmbaruesit, me ekzekutimet kolaterale dhe me të gjithë elementët e tjerë. Ky është një proces gradual i cili vjen hap pas hapi, nuk behët me një të rënë, është e pamundur kjo, është bërë edhe në shtetet e tjera, por ne po e ndjekim edhe po e monitorojmë.

Krahasuar me rajonin kemi patur një problem që ishim në nivelin më të lartë të kredive jo performante, tani mund të krahasohemi edhe me rajonin besoj?

Shqipëria dhe kanë qenë në nivelin më të lartë. Dua të sqarojë një moment në këtë pikë në kemi qenë më konservatorë, në trajtimin e raportit të kredive me probleme. Pra ne i kemi marrë kreditë me probleme dhe i kemi futur edhe ato kredi që janë tërësisht të kolateralizuara, të mbuluara në kolateral. Kreditë me probleme neto ka qenë në nivelin e 6%, mund të jenë me poshtë sot të pambuluara. Ne kemi marrë masa në mënyrë sa më serioze dhe për t’iu adresuar problemit, shumë  shtete të tjera marrin raportin e pambuluar në raste se do të kishim llogaritur edhe ne këtë normë, mbi këtë bazë do të kishim një nivel më të ulët. Shpesh herë bëhen objekte vëmendje ose objekte spekulimi, e rëndësishme është që shifrat po bien, ne jemi të krahasueshëm me rajonin, unë kam besim që shifrat do të bien dhe ky raport do të vazhdojë të bjerë si pasojë e masave që ne po marrim. Po përgatisim një platformë të mëtejshme në koordinim me sektorin bankar, me shoqatën e bankave, ku banka qendrore do vazhdojë të këtë një rol koordinues dhe rregullator. Veçanërisht për rastin e kredive të mëdha që kanë nevojë për ristrukturim dhe që kanë ekspozime për më shumë se një bankë.

Përveç kësaj çështje ka pasur një diskutim, që flitej për përqendrim të lartë për kredinë me probleme në pak subjekte? Ekziston ky problem?

Është akoma ky problem, sigurisht ka qenë një përqendrim i kredive me probleme, që kanë qenë të përqendruara në një numër të limituar të huamarrësish, 30 -35% nuk ka rendësi, por kjo përben 60-70% të portofolit të kredive me probleme, që kanë qenë klientë të mëdhenj korporate të cilët kishin ekspozime në më shumë se një bankë. Normalisht ishin disa kompani, jo të gjitha të dështuara, një pjesë të suksesshme një pjesë të pa suksesshme. Ishte një kompleks problematikash ku ka klient me një numër të madh kompanish në ekspozime, në më shumë se një bankë, ku përdorin të ardhurat e kompanisë më të suksesshme për të mbuluar humbjet nga kompanitë e pasuksesshme. Pikërisht këtu duhet të hyj edhe ligji i falimentit, por edhe filozofia e vetë biznesmenëve të mëdhenj për të hequr dorë nga disa biznese të cilat nuk kanë të ardhme për t’u fokusuar në ato biznese që kanë të ardhme. Sigurisht ky është një proces i vështirë,  ka të bëjë edhe me mentalitetin e pjesës së biznesit dhe jo vetëm nga trajtimi nga ana e bankave, pra duhet të ketë një kooperim i të gjithë palëve dhe biznesi duhet të kuptoj që edhe nëse një projekt është i dështuar nuk duhet të vazhdojë të investoj më në këtë projekt. Duhet të këtë një politik ndalimi humbje në këtë kontekst, pra një pjesë e mire e këtyre bizneseve vetëm në koordinimin tonë janë ristrukturuar. Ka një dalje të konsiderueshme nga lista, rreth 11 biznese janë ristrukturuar dhe janë kthyer në një gjendje që kanë perspektivë për të ardhmen e tyre dhe në këtë mënyrë mund të performojnë.

Dhe ky është një rrezik më pak?

Ky është një rrezik më pak, kjo ka ndikuar dhe kjo ka bërë që të dalim nga kreditë e keqija dhe janë ristrukturuar dhe po vazhdojmë të performojmë ose po paguajnë në banka. Ndërkohë ky është një rrezik më pak që ka ndikuar në uljen e performancës. Një pjesë janë fshirë sepse janë raste të humbura me shumë se 4-5 vjet, dhe bankat duhet ti heqin nga bilancet e tyre. Bankat do të vazhdojnë të ndjekin këto cështje, shpeshherë koncepti “fshirje” duket sikur bankat do ti falin, këto kredi nuk falen do të vazhdohen të ndiqen me gjyq me të gjitha masat e tjera ligjore rregullative nga ana e bankave deri në rimarrjen e maksimumit të mundshëm të kthimit të aseteve që kanë këto klientë. Këto hiqen nga bilancet e bankave për të përmirësuar treguesit, gjithë qëllimi është që të rikthehet normaliteti në bilancet e sistemit financiar dhe të rikthehet optimizmi i sistemit bankar. Këtu ka shumë elementë, kredia me probleme është një nga elementët, ka edhe faktorë të jashtëm të jemi të qartë ne ulëm normën e kredive me probleme dhe shpeshherë një element i caktuar merr vëmendje më shumë dhe duke marrë këtë vëmendje duket se gjithë problematika është këtu. Sigurisht që sektori financiar përbëhet nga bankat të cilat janë në Eurozone dhe ato kanë pasur vështirësitë e tyre, kanë pasur politikat dhe strategjitë e tyre, për uljet e caktuara në rajon, pra edhe po të mos kishte qenë problem i kredive me probleme, kreditimi do të kishte disa pikëpyetje të tjera që do të pengonin rritjet normale të cilat vinin nga faktorë të jashtëm. Ne po i adresohemi këtij problemi që e kemi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe na takon ne të merremi si rregullator. Të paktën ne të jemi të qetë që ne kemi bërë detyrat tona.

Kredia po rritet, kredia në lekë po rritet kjo është e dukshme dhe kjo është rritur mbi 10% kredia për lekë dhe kredia me probleme po ulet. Kjo është një element pozitiv për stabilitetin e sistemit  financiarë dhe për ndikimin e sektorit financiarë në rritjen e ardhshme ekonomike të Shqipërisë.

Është cilësuar si sektori më i suksesshëm i sistemit financiar, me stabël, me modern, aty ku investohet më shumë dhe çelësi i sigurisë së qytetarëve shqiptarë vazhdon të jetë sektori financiar, kryesisht sektori bankar. A është ky sektor një bazë besimi për funksionimin e ekonomisë shqiptare?

Po vazhdon plotësisht të jetë një bazë besimi, një sektor shumë i rregulluar i monitoruar nga ne i mbikëqyrur nga ne, por edhe nga institucionet kombëtare dhe banka qendrore europiane dhe institucione të tjera. Është një sistem model ç ‘është e vërteta jo për të bërë komplimente, në krahasim me sektorët e tjerë është më i rregulluar dhe me standardet më të mira. Ka pasur një ndikim në rritjen e ekonomisë shqiptare ndër vite. Në radhë të parë nëpërmjet kreditimit të ekonomisë, dhe ka pasur një ndikim mjaft të madh edhe me sjelljen e teknologjive të reja dhe produkteve të reja të afruara për klientët në nivelin e edukimit financiar pra jo vetëm në ndikimin në ekonomi dhe kreditim, por dhe në ndikimin e rritjes së edukimit financiar të popullsisë shqiptare ka qenë si pasojë e këtij sistemi sigurisht të mbikëqyrur dhe të rregulluar nga Banka e Shqipërisë. Duhet të jemi mirënjohës sistemit bankar për rolin që ka kryer në këtë kontest, por sigurisht që ka edhe probleme si cdo sektor tjetër dhe ne si rregullatorë dhe mbikëqyrjes jemi të detyruar tu drejtohemi këtyre problemeve, pasi sektori financiar është sektori më delikat bazuar në faktin që punon me depozitat e popullatës. Pikërisht nga ky këndvështrim ne jemi shumë të kujdesshëm, konservatorë mund te jete fjala e duhur, për të monitoruar dhe mbikqyrur në mënyrë që sistemi financiar të performojë por gjithmonë brenda kornizave ligjore, brenda rregullave të caktuara që duhet të kryej në mënyrë që ekspozimet e sistemit financiarë të jenë brenda parametrave të kursit dhe të mos kemi të papritura të pa këndshme për të ardhmen. Për momentin ne kemi një sistem bankar që përfaqëson rreth 90% të sistemit financiar shqiptar, rreth 10% janë institucionet financiare jo banka, pra sistemi bankar duhet thënë që është boshti kryesor i sistemit financiar. Sistemi bankar shqiptar është i kapitalizuar mirë, norma e mjaftueshmerisë së kapitalit është në nivelin 16%, pra mjaftueshëm më lartë se niveli 12%, niveli minimal i kapitalit të kërkuar nga Banka e Shqipërisë, por edhe raporti i likuiditetit është 50 me 50. Ne kemi një tepricë të madhe likuiditeti dhe kemi një sfidë për ta përkthyer në mënyrë të shëndetshme për ekonominë. Ne jemi në këto raporte që janë raportet kryesore të prudences për sistemin financiar, por sistemi bankar dhe sistemi financiar kanë qenë edhe me një përfitueshmëri të mirë gjatë viteve të fundit ku kjo ka qenë shpeshherë objekt vëmendje “xhelozie” nga disa sektorë të tjerë apo nga disa analista të tjerë të cilët kanë komentuar se pse sistemi bankar është një përfitim, sepse po përfiton në kurriz të kësaj dhe asaj. Duhet të jemi koshient që sistemi bankar në radhë të parë ka një nivel të lartë formaliteti, pra është i formalizuar mirë, këto historitë me dy bilance, tre bilance nuk ekzistojnë, raportohet nga standardet ndërkombëtare të raportimit financiar, është i mbikëqyrur dhe i monitoruar nga ne, por shume banka kanë dhe mëmat e tyre që operojnë në Eurozonë. Pra në aspektin e formalizmit ne nuk kemi pikëpyetje në formalizmin e sektorit bankar. Nga ky këndvështrim ne kemi besueshmëri të plotë tek shifrat dhe bazuar në këto shifra që ne kemi, shikojmë që nuk ka devijime nga kërkesat tona rregullatorë, të cilat japin siguri për vazhdueshmërinë e këtij procesi. Duke qenë që lënda e parë e sektorit financiar janë depozitat, dhe kryesisht depozitat e individëve, popullatës dhe  jo e biznesit. Natyrisht që ky është një lajm shumë pozitiv, natyrisht kur ne themi se kemi një sektor financiar të mirëkapitalizuar me tepricë likuiditeti dhe me përfitueshmëri. Pra, ne duhet të jemi të kënaqur nga përfitueshmeria e sektorit financiar pasi sa më i shëndetshëm të jetë aq më të sigurta janë depozitat tona.

Krahasuar me rajonin, sektori bankar shqiptar është sektori me stabël dhe më i sigurt në të gjithë rajonin e Ballkanit?

Sektori bankar është stabël, është i sigurt!  Shumica e bankave që ne kemi, që të jemi realist dhe të përmendim të gjithë problematikat, për fatin tonë shumica e bankave që operojnë në Shqipëri janë banka të eurozonës, banka italiane, franceze, greke me kapital grek, të cilat kanë mbijetuar shumë mirë në periudhën e krizës në Greqi dhe vazhdojnë të performojnë shume mire. Banka të tjera të eurozonës që përbëjnë dominancë ku këto banka kanë sjelle njohuri, produkte apo kapital ka ndikuar sikurse edhe përmenda por edhe në fillimin e krizës ka pasur një stepje nga mëmat e tyre kjo ka sjellë atë që unë përmenda këto banka kanë ulur nivelin e kreditimit, por nga ana tjetër ne kemi qenë dakord relativisht me këtë politikë, sepse nuk do të donim të dilnim dhe te ekspozoheshim dhe të dilnim jashtë parametrave tanë si bankë qendrore, pasi këtu janë depozitat.

Pra, ne kemi pasur fat që këto banka janë të mirërregulluara. Banka Qendrore Europiane, autoriteti i Mbikëqyrjes Europian ushtron kontroll me mëmat e tyre. Ne kordinojmë shkëmbejmë informacione pra është një aktivitet rregullator mbikëqyrës i harmonizuar dhe i koordinuar me institucione të tjera ndërkombëtare. Performanca e këtyre bankave nuk është delikate vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin, si pasojë e ndikimeve të mëdha në Eurozone shume prej tyre kanë qenë për të mos u shtrirë në këtë aktivitet kreditues, pra kanë pasur një tkurrje në aktivitetin e tyre në përgjithësi, së fundmi këto politika kanë filluar ndalimin e tyre pasi ka një përmirësim të gjendjes financiare si pasojë e marrjes së masave nga banka qendrore, ku këto banka janë përmirësuar, kanë ndaluar. Pra kthimi i optimizmi dhe kreditimi i aktivitetit në parametrat e para të krizës do kohën e tij, procesi po shkon drejt kahut pozitiv.

Interesat e ulëta janë një lajm i mirë për kredimarrësit dhe jo i mirë për depozituesit, ama janë politikë interesi e nisur nga Banka e Shqipërisë. Kemi mundur të lexojmë nën rreshta që deri në fund të vitit të paktën me parashikimet që mund të kemi tani, nuk do ketë rritje të normës bazë të interesit. A është transmetuar kjo politikë tek të gjithë bankat tregtare? A është e vërtet që deri në fund të vitit brenda parashikimeve që njohim sot nuk do kemi rritje bazë të normës së interesit?

Është e vërtetë, kemi theksuar në deklaratat tona për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Bankës së Shqipërisë që Banka e Shqipërisë do të vazhdojë me politikën e saj monetare lehtësuese dhe nuk do të ketë ndryshim në tremujorin e parë të vitit 2018. Ne nuk parashikojmë sipas këtyre deklaratave dhe analizave tona që të kemi ndryshim që duhet të themi rritje ose ulje në varësi të tregueseve makro-ekonomikë para tremujorit të parë të vitit 2018, ky është parashikimi ynë. Ne kemi pasur një rritje ekonomike graduale vit pas viti, duke filluar nga niveli 2-3% ku ne parashikojmë të kemi një rritje të mëtejshme ekonomike, duke pasur parasysh klimën e mirë dhe kalimin me qetësi të situatës zgjedhore. Parashikojmë të vazhdojmë të kemi një performancë ekonomike në rritje, kjo do të çojë gradualisht në ndryshimin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, por është herët që ne të vazhdojmë njëlloj si Banka Qendrore Europiane, e cila ka elementet e para të përmirësimit të situatës ekonomike, por ka lajmëruar që do vazhdojë me politikën e saj monetare lehtësuese, natyrisht ato kanë marrë edhe disa masa për instrumente të tjerë të lehtësimeve sasiore të cilat kanë qenë të panevojshme që ne t’i përdorim si Bankë Qendrore, ne kemi pasur një plan rezerve masash që do të përdorim në rast se do te kishim një përkeqësim  por për fat ekonomia jone ka rezistuar, ka qene fleksibël dhe nuk kemi pasur nevojë për të përdorur masa të tjera. Instrumenti i politikës monetare, ulja e interesit ka rezultuar e mjaftueshme dhe është transmetuar mjaft mire në tregje. Ne kemi pasur ulje të normave si pasoje e normës bazë të interesit nga niveli 6% ndër vite që ka qenë niveli minimal historik me 1.6% që ka bërë të transmetohet në uljen e normës së interesit në të gjithë sektorin e tregut financiar, si në uljen e interesit të normave të kredisë, në uljen e interesit të bonove të thesarit, dhe në uljen e normave të depozitave. Ka qenë një transmetim i mire, i plotë nuk mund të quhet për sa kohë kemi një nivel të lartë të euroizimit flasim për pjesën e monedhës vendase, ku 50% është në varësi të politikes monetare që bën Banka Qendrore Europiane.

 

Meqë jemi këtu, Banka Qendrore Europian dhe Rezerva Federale Amerikane, dy bankat më të mëdha të hemisferës perëndimore, a kanë efekte vendimet e tyre në vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë?

Patjetër që ne i marrim në analizë duke pasur një nivel të lartë të euroizimi vendimmarrja e Bankës Qendrore Europiane reflektohet direkt në ato vende që përdorin euro. Po të kishim pasur monedhën në dollarë sigurisht që do të kishte efekt. Ne kemi efekt më të lartë të euroizimit dhe në sektorin financiar me kredinë në depozita. Ulja e normës së interesit nga Banka Qendrore Europiane ndikon në uljen e normës së interesit dhe ky është një element pozitiv dhe shkon paralel  me politikën monetare të Bankës së Shqipërisë. Edhe pjesa e  politikës monetare të Bankës Qendrore Europiane, pasi ulen normat e interesit të kredive në euro, ulja e normave të interesit të kredive bën që të ketë një tërheqje më të madhe, pra të ketë një nivel më të lartë kreditimi. Në kahun e ofertës, sistemi financiar ka këtë instrument pastaj kahu tjetër është kërkesa e ulët agregate. Kreditimi vjen edhe si pasojë e një kërkese të ulët agregate iniciative për projekte të ndryshme por institucionet e tjera financiare kanë për detyrë të ulin ofertën, të krijojnë një ofertë më të lehtësuar për ekonominë. Banka Qendrore Europiane me uljen e interesit ka bërë të kemi ulje në normat e interesit dhe në pjesën e kredive të depozitave në lekë. Po ashtu edhe Banka e Shqipërisë me politikën e saj monetare lehtësuese ka pasur si qellim të nxis kreditimin, lehtësinë, konsumin dhe investimet private. Ky është qëllimi, kreditimi është nxitur dhe është reflektuar transmetimi i politikës monetare ka qenë i mirë në nivelin 10-11%. Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së kredisë në lek sepse rritja e kredisë në euro është tkurrur, dhe ky është një element shume i mirë.

Parashikoni se kur mund të arrijë një nivel i pranueshëm i euroizimit?  A do të ndodhë një ulje të mëtejshme?

Po ne kemi përgatitur një memorandum mirëkuptimi me aktoret e tjerë me Ministrinë e Financave, dhe me autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, ne grupin e stabilitetit financiar, ne grupin këshillimor të stabilitetit financiar ku minimalisht një herë në tre muaj e mbledhim dhe po të ishte me e nevojshme do ta mbledhim edhe më shpesh. Herën e fundit ne kemi firmosur një memorandum,  duke përcaktuar masat dhe detyrat për çdo institucion për uljen e nivelit të euroizimit që ne e trajtuam në fillim të emisionit. Sigurisht që marrja e këtyre masave do të bëjë që të kemi një ulje graduale. Unë e përmenda, jemi në diskutim me Shoqatën e Bankave në mënyre që të shikojmë efektet dhe të jemi të sigurt për efektet që do të ketë aplikimi. Këto masa kanë të bëjnë me nivelin e rezervës së detyrueshme, me transparencën ndaj publikut, por mund të ketë një efekt të caktuar në sektorin financiar, dhe duhet të jemi gati të sigurt që çdo lloj marrje mase nga ana e Bankës së Shqipërisë si rregullatore të ketë një ndikim të mirintegruar dhe menaxhuar në sektorin financiar. Në këtë kontekst ne parashikojmë që këto masa do fillojnë të implimentohen. Rritja e nivelit të detyrueshëm për euro në raportet e likuiditetit që kanë ndikuar tek bankat do të fillojnë nga viti 2018. Implementimi i këtij plani do te fillojë vitin tjetër, kemi firmosur memorandumin e mirëkuptimit dhe po bashkëpunojmë me aktorë që preken nga ky plan masash. Duhet të kemi një parashikim shumë të saktë, ruajtja e ekuilibrit midis instrumenteve të politikes monetare të stabilitetit financiar është një nga qëllimet tona kryesore. Do ushtrojmë një politikë monetare lehtësuese. Duhet të shtojmë instrumentet tona të politikës monetare, pa pasur ndikim në stabilitetin financiar të vendit, prurja dhe marrja në konsideratë e të dyja elementeve është detyrë e jona si Bankë Qendrore dhe e bëjnë këtë në mënyrë të vazhdueshme.

Zoti Guvernator kam një çështje të fundit por që do të doja ta ndaja në dy pyetje, lidhet me përfundimin e fushatës dhe të zgjedhjeve e numërimeve. Dua t’ju pyes për pjesën e fushatës për gjatë gjithë muajit në aspektin e stabilitetit financiar e ecurisë së monedhës apo edhe ndjesitë që kanë dhënë të gjithë qytetaret edhe kompanitë e të gjithë sektorit bankar ndaj fushatës zgjedhore duke e pare që ishte një fushate më e qete se të tjerat në bazë të një marrëveshje që funksionoi të paktën në kohën e fushatës. Cili ishte ndikimi i këtyre zgjedhjeve në sistemin financiar?  

Në vija të përgjithshme nuk ka pasur ndikim negativ, por nëse ka pasur ne si Bankë Qendrore e masin nëpërmjet treguesit të ndjesisë ekonomike. Treguesit e ndjesisë ekonomike për tre mujorin e pare ka pasur një rritje të konsiderueshme. Treguesi i ndjesisë ekonomike nëpërmjet një pyetësori merr perceptimin e të gjithë biznesit dhe individëve dhe disa shtresave të ndryshme në sektorin financiar, ka një korrektim të ulet për tremujorin e dytë, ky është elementi kryesor që masim perceptimin pastaj janë shifrat e tjetra, shifrat e rritjes, kreditimi. Shifra të tjera që tregojnë nivelin e ecurisë ekonomike dhe treguesit e tjerë makro-ekonomik që dalin nga Banka e Shqipërisë ashtu edhe nga Instituti i Statistikave. Këto janë në aspektin e të qenit korrekt me shifrat dhe me treguesit. Në përgjithësi unë do të thoja që për të qenë realist dhe për të lexuar sipas pyetjes qe ju bëni jemi koshient që këto ishin zgjedhjet më të mira të mundshme që ne kemi pasur si Shqipëri si pasojë e marrëveshjes ose jo realiteti është qe ne kemi pasur një pale zgjedhje shumë të mira.

Gjithë faktorët politik kanë ushtruar një rol jashtëzakonisht stabilizues pa bërë analizë politike se nuk më takon ta bëj. Leximi është që investitorët e huaj në Shqipëri po ashtu edhe investitorët shqiptarë, i gjithë mjedisi ekonomik e ka lexuar pozitivisht ecurinë e zgjedhjeve dhe jo negativisht, nuk ka pasur asnjë pasiguri që sidomos pas momentit të marrëveshjes siguria është konsoliduar ne këtë e kemi parë po ti referohemi vetëm aktivitetit të turizmit nuk ka stanjacion, nuk ka rënie por rritje kjo tregton perceptimin që ka ndaj sektorit. Procesi i zgjedhjeve është kryer në një proces normal natyrisht që fushatat kanë problemet e tyre këto janë krejt normale por kemi shmangur shumë elementë negativ që janë vënë re në fushatat e mëparshme dhe këto kanë konsoliduar besimin e investitorëve dhe të ekonomisë në përgjithësi. Në këtë kontekst ne presim që sidomos me rezultatin e fundit zgjedhor i cili …

Se desha t’ju pyes, tashmë rezultati zgjedhor është i qartë, partia socialiste i ka marrë 74 mandate, duket që pavarësisht se çfarë vendosin forcat politike do e ketë më të lehtë të ndërmarrë reforma dhe t’i mbështesë ato në parlament. Në katër vitet e ardhshme në kuadrin e reformave ekonomike, a ka disa çështje që duhet të jenë në fokus dhe në vëmendje të qeverisë së ardhshme shqiptare me kryeministër zotin Edi Rama?

Ne normalisht  kemi ndjekur një plan reformash me kryeministrin Rama të cilin përfitoj nga rasti ta uroj për fitoren edhe në emisionin tuaj, janë ndjekur një sërë reformash, sigurisht që rritja ekonomike që ne kemi pasur nuk ka rënë nga qielli por është si pasojë e këtyre reformave që është dhe pasojë e faktorëve të jashtëm por kryesisht është pasojë e reformave të ndërmarra dhe ka një set me reforma të cilat qeveria shqiptare dhe ne si Bankë Qendrore i kemi elaboruar me shumë kujdes, natyrisht që këto reforma janë bërë edhe në kuadrin e programit në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me konsulencën e partnerëve tanë ndërkombëtarë pra këto reforma janë monitoruar, janë ngritur, janë ndërtuar duke iu adresuar sektorëve kritik të ekonomisë siç ka qenë  energjia dhe sektorë  të tjerë. Këto reforma kanë pasur rezultatin e tyre pozitiv në rritjen e ekonomisë shqiptare dhe në ruajtjen e parametrave makroekonomik dhe stabilitetit ekonomik dhe financiar në vend.

Shqipëria nuk ka rënë në recension, Shqipëria arriti të dalë nga kriza dhe vazhdoi rritjen ekonomike në mënyrë të moderuar, por rritja vazhdon dhe Shqipëria parashikon të vazhdojë të ketë rritje ekonomike.

Rezultati i fundit zgjedhor është një siguri më tej për vazhdimin e këtyre reformave. Këto reforma do të duhet të vazhdojnë. Shpesh herë Banka e Shqipërisë, këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë dhe unë në emër të këshillit mbikëqyrës kemi bërë thirrje për vazhdimin e reformave strukturore. Kjo thirrje në fakt është bërë nga shumë banka qendrore në botë dhe në rajon por edhe ne si Bankë Shqipërie kemi bërë thirrje për vazhdimin e reformave strukturore nga të gjithë aktorët. Reforma strukturore janë një gamë e gjerë aktorësh, qeveria kanë një rol kryesor por të gjithë faktorët e tjerë dhe sistemi ligjor, sistemi financiar dhe qeveria dhe parlamenti të gjithë kanë një rol në performancën e reformave strukturore dhe ne si Bankë Shqipërie kemi bërë thirrje për harmonizimin e përpjekjeve të të gjithë aktorëve.

Rezultati i fundit na jep konfidencë të mëtejshme që reforma strukturore do të vazhdojnë dhe rritja ekonomike dhe performanca do të vazhdojë gjithmonë e më tej, pra jemi konfident që vazhdimi i reformës strukturore do të jetë në drejtimin e duhur dhe me një performancë pozitive, bile mund të parashikojmë që do të ketë një përshpejtim në ritmet e rritjes, gjithmonë duke parashikuar. Me shpresë pozitive banka qendrore brenda kuadrit të saj ligjor, legjislativ dhe rregullator, unë angazhohem në emër të bankës qendrore që ne  do të vazhdojmë me reformat tona në drejtim të stabilitetit të çmimeve, rritjes së nivelit të inflacionit prej 3 për qind në afatin e duhur por edhe të ruajtjes së nivelit të stabilitetit financiar. Harmonizimi i politikave, i strategjive tona si bankë qendrore dhe politikat dhe strategjitë e qeverisë shqiptare do të sjellë një performancë më të mirë dhe do të ketë një ndikim më të madh në nivelin e rritjes ekonomike dhe nivelin e rritjes së mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura