Nga kosi deri tek hudhra, këto “ilaçe shtëpiake” nuk duhet t’i afrohen kurrë vaginës tuaj. Ja ç’mund t’ju ndodhë nëse bëni të kundërtën

Sep 10, 2020 | 14:56
SHPËRNDAJE

 

Ushqimet qe s'duhet te perdorni ne vagine (2)Gratë janë paralajmëruar që të mos përdorin kurrë kos në vaginën e tyre, sepse “ilaçi shtëpiak” mund të jetë më shumë i dëmshëm sesa i dobishëm, raporton “The Sun”.

Sipas Dr. Philippa Kaye, ekzistojnë disa produkte natyrale, të cilat nuk duhet t’i përdorni në asnjë mënyrë për të trajtuar vaginën tuaj.

Ajo tha se kurrë nuk është një ide e mirë që gratë të vendosin ushqim brenda ose përreth vaginës së tyre, sepse kjo mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore.

“Gjëja e parë që njerëzit mund të kenë dëgjuar është se diçka e tillë ndihmon në pastrimin e gjakut të mbetur nga menstruacionet. Por ju nuk keni nevojë ta bëni këtë, sepse trupi e bën vetë procesin e pastrimit”,- tha ajo.

“Produktet ushqimore që mund t’i gjejmë në kuzhinën tonë, nuk duhet në asnjë mënyrë të përdoren për të trajtuar vaginën, sepse mund të jenë të dëmshme. Gjëra të tilla si kosi, që e përdorin për të zhdukur djegien apo edhe hudhra për shkak të vetive antibakteriale, shtojnë rrezikun e infektimit, sepse ushqimi kalbet brenda në vaginë”,- vazhdoi shpjegimin Kaye.

Për më tepër, duhet të bëni kujdes edhe me produktet që janë prodhuar për t’ju ndihmuar me problemet vaginale, sepse shumë prej tyre mund të jenë të rrezikshme dhe të dëmshme për një zonë kaq delikate.

Ushqimet qe s'duhet te perdorni ne vagine (3) Ushqimet qe s'duhet te perdorni ne vagine (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura