Nga fjala e Xhafajt për ndjesë publike te deklarata e Aurela Anastasit, Vasili nxjerr videon: Ulsiu dihet kush është, ja si u kap dhe si u bllokua Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

Nov 9, 2019 | 10:36
SHPËRNDAJE

pjimage (60)

Nenkryetari i LSI-se, Petrit Vasili reagon sot pas qendrimit te mbajtut nga kreu i komisinit te Ligjeve, Ulsi Manja, kunder presidentit Ilir Meta, lidhur me anetarin e Gjykates Kushtetuese. Sipas Vasilit, Ulsi Manja eshte kunder te gjitheve dhe vetem pro Edi Rames, per kapjen e Reformes dhe Drejtesise.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Vasili sjell ne vemendje deklaraten e kreut Komisionit te Reformes Fatmir Xhafaj ne 28 korrik 2016 ne Pallatin e Brigadave ne ceremonine e miratimit te saj.  “Jo pak fjalë të rënda u thanë për ju. Tani kur e gjithë politika shqiptare si asnjëherë tjetër, miratoi reformën duhet të kërkohet ndjesë publike. 140 votat pro për reformën janë përgënjeshtrim i asaj që është thënë kundër jush”- citon Vaslli, pjese nga deklarata e Xhafajt.

Krahas kesaj, publikon edhe videon me deklaraten e dhene nga Aurela Anastasi, qe ishte Anetare e Grupit te Eksperteve te Nivelit te Larte te Reformes ne Drejtesi. |A ka njeri me mend ne koke qe beson Ulsiun dhe jo Aurelen??”- pyet Vasili, teksa duke ftuar te ndiqni videon, thekson “shikojeni per te kuptuar se si u sabotua, si u kap dhe si u bllokua Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi me qellimin e vetem qe nepermjet saj dhe Ulsive Edi Rama te kapte drejtesine”.

Postimi i Vasilit 

Ulsiu i Edi Rames kundra Aurela Anastasit, per kapjen e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi!!(VIDEO).

Ulsiu dihet se cili eshte….

Ndersa Zj.Aurela Anastasi ishte Anetare e Grupit te Eksperteve te Nivelit te Larte te Reformes ne Drejtesi.

Se cili ishte roli qe ju dha Eksperteve te Nivelit te larte ne procesin e hartimit te Reformes ne Drejtesi, ku bente pjese edhe Zj.Aurela Anastasi, kete na e ilustron me se miri fjala e Kryetarit te Komisionit te Reformes Fatmir Xhafaj ne 28 korrik 2016 ne Pallatin e Brigadave ne ceremonine e miratimit te saj.

Xhafaj:
“Në të gjithë bëmë dicka, një proces i shkëlqyer i pandodhur më parë, transparent e profesional, thelbi i procesit ka qenë grupi i ekespertëvt nivelit të lartë. Falenderoj ekspertët të cilët punuan në mënyrë të pandërprerë, me integritet të plotë për pergatitjen e akteve që përbëjnë reformën në drejtësi. Më vjen keq që një pjesë e jonë e politikës shpesh herë hedh baltë dhe kërkon të bëjë pis punën tuaj. Jo pak fjalë të rënda u thanë për ju. Tani kur e gjithë politika shqiptare si asnjëherë tjetër, miratoi reformën duhet të kërkohet ndjesë publike. 140 votat pro për reformën janë përgënjeshtrim i asaj që është thënë kundër jush”.

Ndersa Ulsiu eshte kunder te gjitheve.
Eshte kunder Eksperteve te Nivelit te Larte,
eshte kunder ish Kryetarit Xhafaj,
eshte kunder drejtesise se pavarur te barabarte per te gjithe,
por Ulsiu
eshte ama pro drejtesise se kapur
eshte pro Edi Rames qe e kapi ate.

A ka njeri me mend ne koke qe beson Ulsiun dhe jo Aurelen??

Megjithate shiheni (VIDEON), per te kuptuar se si u sabotua,
si u kap dhe
si u bllokua Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi me qellimin e vetem qe nepermjet saj dhe Ulsive Edi Rama te kapte drejtesine.(VIDEO).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura