Nesër zbulohet “bomba” për rastin “Monstra”, vrasjet u kryen nga njësitë speciale “Alfa”

May 26, 2015 | 14:17
SHPËRNDAJE

Ditën e nesërme opozita maqedonase me në krye Zaevin do të publikojë dokumente të rëndësishme lidhur me rastin “Monstra”, ku janë dënuar me burgim të përjetshëm gjashtë shqiptarë të Maqedonisë.

Shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”

Sipas gazetarit investigativ, Sasho Denesoskit, i cili shkruan për “Ohridsku”, materialet që disponon Zaevi do të mjaftojnë për ta fundosur përgjithmonë VMRO-në.

Denesosku shkruan se fëmijët janë vrarë shumë larg liqenit të Smillkovës, ku u gjetën trupat, dhe se vrasja e pesëfishtë është bërë nga njësitë speciale “Alfa”.

Këto të fundit, i kanë çuar trupat e pajetë të fëmijëve te liqeni i Smillkovës. Ai gjithashtu tregon se dokumentet do të hedhin dritë edhe mbi vrasjen e rojës së liqenit.  

“Pas kësaj “bombe” do të bëhet më se e qartë se kush e dha urdhrin për vrasjet, ku janë vrarë fëmijët, si është vrarë roja te liqeni i Smillkovës, si edhe informata rreth veturës së famshme të gjetur jo larg nga vendi i krimit, të cilën sipas informatave më parë e kanë përdorur njësitë speciale “Alfa” dhe të tjerë”, shkruan Sasho Denesovski.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura