Nesër takimi vendimtar, zbulohet plani i UEFA-s. Për të mbyllur sezonin mund të anulojë ndeshjet e …

Mar 23, 2020 | 12:16
SHPËRNDAJE

Emergjenca e Koronavirusit vazhdon të zgjerohet dhe UEFA-s i shtohet pesimizmi rreth mundësisë për të rinisur normalisht kampionatet kombëtare. Pikërisht për këtë arsye, sipas “Corriere dello Sport”, ditën e martë pritet një tjetër takim për të studiuar një plan të ri për kalendarët.

UEFA

Pasi shtynë Euro 2020 për verën e vitit tjetër, Aleksander Ceferin mund të vendosë të presë edhe numrin e ndeshjeve të kupës dhe anulojë datën e miqësoreve të qershorit. Zgjedhje të detyruara për t’i dhënë prioritet mbylljes së kampionateve brenda 30 qershorit.

Për momentin bëhet fjalë vetëm për ide sigurisht. Por përshtypja është se UEFA në këtë moment nuk ka shumë alternativa. Me kampionatet e pezulluara, emergjenca bën që të ketë shumë pasiguri për rinisjen e sezonit dhe mbetet e nevojshme hapja e datave të lira.

Objektivi është të mbyllet sezoni 2019-2020, duke kufizuar në maksimum dëmet dhe u përpjekur për të mos prekur sezonin e ardhshëm.

Një sipërmarrje jo e lehtë, duke parë pamundshmërinë e përcaktimit të datave fikse. Në Serinë A janë të paktën tre planet për rinisjen e kampionatit. I pari, shumë optimist, parashikon rinisjen në 2-3 maj, me më shumë javë të përqendruara në maj dhe kupat e Europës për t’u luajtur më vonë me alternimin klasik mes impenjimeve të kombëtareve.

Dy të tjerat (rinisje më 9-10 maj ose 16-17 maj) lënë të hapur shumë pikëpyetje për kalendarin dhe nuk do të respektonin datën 30 qershor të mbylljes së sezonit vendosur nga Nioni. Të paktën nëse UEFA nuk vendos që të “pres” disa nga ndeshjet e kupave dhe miqësoret e kombëtareve, duke liruar kështu hapësira të çmuara për të spostuar ndeshjet e kampionatit dhe e mbyllur kështu sezonin normalisht.

PËRGATITI: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura