“Nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”/ Berisha: Deklarata më skandaloze e 30 viteve të fundit, PD duhet t’i kërkojë ambasadores Kim që të thotë publikisht…

Aug 5, 2021 | 13:09
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur deklaratën “më skandaloze të 30 vjetëve të fundit e një përfaqësuesi të huaj në Shqipëri”, fjalët e ambasadores amerikane në Tiranë, kur disa ditë më parë, pas një takimi me liderin e PD-së Lulzim Basha tha se “do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”.

Në konferencën për mediat këtë të enjte, Berisha tha se PD duhet t’i kerkojë diplomates amerikane të kërkojë falje publikisht për këtë deklaratë dhe e ka quajtur kërcënim për demokratët dhe qytetarët.

Çfarë qëndrimi do mbanit ju nëse do ishit kryetari i PD pas deklaratave të ambasadores Yuri Kim?

Sali Berisha: Mendoj që deklarata që bëri ambasadorja në oborrin e PD, është deklarata më skandaloze e 30 vjetëve të fundit e një përfaqësuesi të huaj në Shqipëri, me barin më kuptoni.

Kërcënimi që u bëri demokratëve me barin por dhe shqiptarëve indirekt aty, e unë po atë ditë i kërkova të kërkojë ndjesë.

Mirëpo ajo nuk ka ndodhur, megjithatë nuk është vonë, PD duhet ti kërkojë zonjës të kërkojë ndjesë publikisht e pa asnjë diskutim ajo mbetet e hapur për bashkëpunim me gjithë përfaqësitë e vendeve mike në Shqipëri.

Deklarata e Yuri Kim pak dite me pare nga selia e PD:

“Teksa PD kthehet në parlament, do të jetë shumë e rëndësishme që partia në pushtet, PS, të tregojë se është serioze për t’u ngritur mbi interesat partiake për hir të vendit. Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryertarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parliament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje. Siç e përmenda më parë, Partia Demokratike ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura. Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura