Nëntë viktima dhe… Dalin të dhënat e 24 orëve të fundit në Kosovë. Ja sa persona janë infektuar me COVID-19

Mar 7, 2021 | 15:41
SHPËRNDAJE

“548 raste të reja dhe nëntë viktima si pasojë e koronavirusit”, ky është bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë, sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet shëndetësore.

kosova-koronavirusi-1-1100x620-2 (1)

548 raste janë evidentuar pas testimit të 4.193 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (84, 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 70 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Istog 1 rast (69 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç).

Në po këtë ditë, nga COVID-19 janë shëruar 301 persona, ndërsa 9.413 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 73.048 persona të infektuar me këtë virus, 1.649 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura