Negociatat/ Parlamenti Europian miraton 15 kushtet për Shqipërinë

Jun 19, 2020 | 9:37
SHPËRNDAJE

Parlamenti Europian miraton amendamentin me 15 kushtet për Shqipërinë para nisjes së negociatave.

nego pe
Me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime Parlamenti Europian të enjten mbrëma (18 qershor) miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me tekst: “Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare”.

Amendamenti është firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl me kërkesën e raporterit Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler.

Këto kushte u vendosën nga Këshilli Europian (shtetet anëtare) me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti.

Pro amendamentit votuan Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe shumë deputetë nga e majta dhe e djathta pavarësisht qendrimit formal të grupeve.

Grupi Social Demokrat formalisht nuk u shpreh pro amendimit me shpjegimin se nuk duhej zbehur jehona festive e samitit të Zagrebit.

Por shumë eurodeputetë socialdemokratë të prirë nga danezët dhe finlandezët votuan pro PPE. Një pjesë e nxitur nga eurodeputetët rumunë votuan kundra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura