Nedim Bajrami “i bllokuar” për te Fiorentina, ja shkaku

Nov 25, 2022 | 20:43
SHPËRNDAJE

Pas ngjarjeve të verës në merkato, marrëdhëniet mes Empolit dhe Fiorentinës kanë mbetur disi të tensionuara, ku me tratativat për Parisin apo edhe Bajramin, nuk u arrit asnjë akord mes palëve.

nedim-bajrami-750x430

Mesfushori i Kombëtares e kërkon disi largimin nga Empoli për t’u ngjitur një shkallë më lart në karrierën e tij, por deri tani nuk është gjetur gjuha e përbashkët. “Corriere dello Sport” zbulon një prapaskenë në lidhje me tensionin mes klubeve.

Gjithçka bëhet për zgjedhjet e LIGËS dhe Komisos nuk i pëlqen kandidatura e Rebeka Korsit të Empolit si këshilltare. Por nuk përjashtohet mundësia që tensionet të zbuten kur të flitet për transferimin e Bajramit te Fiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura