‘Në tru gjendet ky instrument muzikor’- Mjeku Luçiano Bardhi në Panorama TV: Njerëzit që e kanë, mund të të hipnotizojnë

Apr 4, 2023 | 9:08
SHPËRNDAJE

Mjeku Luçiano Bardhi, imazherist dhe mjek popullor i ftuar në studion e emisionit Panorama e Mëngjesit në Panorama TV ka shpjeguar se si në disa njerëz ekziston një regjion që i ngjan një instrumenti muzikor dhe ai ndodhet pikërisht në trurin e njeriut.

“Në pjesën e trurit tonë të ndërmjetëm, ndodhet një regjin që ka formën e një instrumenti shumë mistik, quhet lira e davidit. Davidi ka qenë profet.

Të gjithë e kemi këtë regjion që ka formën tipike të lirës, instrument muzikor që nuk përdoret më aktualisht.

Ka raport shumë të ngushtë me regjionin supraforniksal, ky regjion ndodhet sipër këtij “intrumenti” që ka formën e lirës.

Personat që e kanë funksionale kanë vibrime energjitike më të larta, kanë perceptime më të larta, shkallë intelektualiteti më të lartë, i japin shoqërisë me impaktin e tyre hipnotizojnë, kanë aftësi shumë të lartë sensacionale. Kanë aftësi që mund të hyjnë në mendimin e tjetrin e mund të masin ose mendojnë cfarë po mendon një tjetër”, tha mjeku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura