Në prag të zgjedhjeve vendore, kryebashkiakja Emirjana Sako hap tender për “zbukurimin” e Durrësit! Afro 300 milionë lekë për mbjelljen e pemëve dhe luleve

Mar 30, 2023 | 13:35
SHPËRNDAJE

Kryebashkiakia e Durrësit, Emirjana Sako ka shpallur më 21 mars një tender prej afro 300 milionë lekësh pa TVSH (29,160,620,00 fondi limit pa TVSH) për “gjelbërimin e qytetit”.

emirjanasako

Sipas regjistrit të Prokurimeve Publike, rezulton se ky lloj tenderi me të njëjtin fond, është zhvilluar edhe në muajin janar të këtij viti si dhe 3 herë gjatë muajve mars-tetor të vitit 2022.

Tenderi do të zhvillohet më 5 prill dhe kohëzgjatja për zbatimin e saj është 30 ditë, pra shumë pranë zgjedhjeve.

Duket se kryebashkiakja Emirjana Sako po kujdeset që të “kurojë” imazhin e qytetit përpara zgjedhjeve vendore, duke mbjellur pemë dhe lule në qendër të saj.

Nuk dihet nëse 360 milionë lekë të këtij tenderi do të shpenzohen të gjitha për pemë dhe lule, apo për blerje votash dhe “qokash elektorale” për të siguruar një mandat tjetër në krye të bashkisë së Durrësit.

bashkiadurres-emirjanasako

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura