“Ne po rritemi!”- Hilary Duff në pritje të ëmbël me fëmijën e tretë

Oct 25, 2020 | 18:00
SHPËRNDAJE

Hilary Duff është shtatzënë për herë të tretë.

hilary duff (1)

Aktorja dhe këngëtarja 33-vjeçare ndau me të gjithë lajmin e bukur nëpërmjet Instagram-it mbrëmjen e djeshme, sipas “Billboard”.

hilary duff (4)

Ajo publikoi një video më bashkëshortin e saj, Matheë Koma, i cili shfaqej duke ledhatuar barkun e saj.

hilary duff (5)

Ne po rritemi!!! Sidomos unë,”- shkroi ajo e emocionuar.

hilary duff (6)

Ky do të jetë fëmija i tretë i Hilary, pasi ajo ka një djalë 8-vjeçar, Luca, me ish-bashkëshortin e saj, Mike Comrie dhe një vajzë, Banks, një vjeç me bashkëshortin aktual.

hilary duff (7)

Dyshja u martuan në dhjetor të vitit 2019. Në atë kohë, ylli i “Younger” ndau një fotografi të saj dhe të partnerit përpara një makine, ku shkruhej “Të sapomartuar”.

hilary duff (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura