“Ne e përzumë me heshtjen tonë”- Poetja e njohur reagon për largimin e Agron Tufës në azil: U kërcënua nga ato puseta me imunitet shtetëror

Dec 4, 2019 | 15:30
SHPËRNDAJE

Flutura Acka-Agron TufaPoetja e njohur, Flutura Açka ka reaguar pas vendimit të ish-drejtorit të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, i cili është larguar për azil politik në Zviçër, pas kërcënimeve me jetë që ka marrë kohët e fundit.

Flutura Açka në një postim në Facebook, kujton herën e fundit kur është takuar me Agron Tufën dhe thekson se ai u kërcënua nga ata që ajo i quan “puseta me imunitet shtetëror”.

“Gjatë ditëve të panairit të Librit, me Agronin na u desh të shkonim në promovimin e një autoreje të re shqiptare.

Me qetësinë e tij, me një kujdes të admirueshëm profesional, Agron Tufa i bëri një analizë të hollësishme librit poetik që na kishe mbledhur, e tillë, që nuk mund të ishte e një njeriu që ishte në nxitim e sipër për të ikur.

Ajo ishte edhe hera e radhës kur u rrokëm përqafe, por jo e fundit. Ne e përzumë Agronin me heshtjen tonë. Tani po flasin shumë, dhe mirë bëjnë, por kur Agroni kërcënohej, fyhej, poshtërohej nga po ata njerëz që nuk kursejnë askënd, nga po ato puseta me imunitet shtetëror shpesh, ku ishim ne?

Agron i dashur, bëre shumë mirë, ne jemi mësuar ta përzëmë me shkelma “Mendjen” nga Shqipëria. Europa është atdheu i Lirisë, Shqipërinë më parë duhet ta pastrojmë nga AntiLiria, por kur?”, thekson Flutura Açka.

 

 

Acka-tufa

Lexo edhe:

“Në nëntor qentë e liruar nga zinxhiri i diktaturës iu afruan familjes sime”, Agron Tufa dorëhiqet nga posti i drejtorit ekzekutiv të ISKK-së, ja letra që jep detajet

Agron Tufa kërkoi azil politik në Zvicër, reagon Spartak Braho: Iku i ngopur me lekët e shtetit, Rama e Ruçi bënë sehir hajdutllëqet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura