“Në Dibër Edi Rama mbolli skamje”/ Dhurata Çupi: Qeveria me kryeministër Lulzim Bashën synon barazinë e munguar, PD ofron normalitet në qeverisje

Mar 12, 2021 | 17:09
SHPËRNDAJE

Kandidatja për deputete e PD-së në qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi, deklaron se Edi Rama e ka shkretuar këtë qark, pasi në këto 8 vjet janë larguar gati 50 mijë banorë.

Dhurata Cupi

“Programi i qeverisë sonë me kryeministër Lulzim Bashën synon barazinë e munguar deri më sot”, theksoi Çupi.

“Historia ka treguar se kur punët i bëjnë gratë, punët ecin shumë më mirë! Prandaj, këtë radhë duhet të votojmë për vete! Të votojmë për Partinë Demokratike për të sjellë ndryshimin që meritojmë ne dhe fëmijët tanë!”, shtoi kandidatja e PD-së.

Deklarata e plotë

Ka një shprehje të njohur dibrane që thotë “Kur të tregojnë dasmën e madhe, merr lugën e vogël”. M’u kujtua kjo fjalë e urtë, kur po reflektoja se çfarë ka ndodhur me gratë në Qarkun e Dibrës këto 8 vjet të qeverisë Rama.

Edi Rama premtoi gjithçka, por nuk bëri asgjë. Madje më keq sesa asgjë. Sot gratë në Qarkun e Dibrës, që unë pëfaqësoj edhe në këto zgjedhje, janë më keq sesa ishin dje. Kur janë gratë keq, gjithë familja është keq.

Edi Rama e shkretoi Peshkopinë, Matin, Bulqizën, Klosin. Gati 50 mijë banorë të qarkut janë larguar në 8 vjet. Një pjesë e mirë janë gra. Gra të pambështetura, gra të lëna pa punë, vajza të lëna pa perspektivë. Qeveria mbylli universitetin duke lënë pa alternativë mijëra të rinj.

Në Dibër Edi Rama mbolli skamje, thelloi pabarazinë. Ishte një politikë tinzare për të nënshtruar gruan, për t’i mbyllur gojën me elementë të dhunshëm, që administruan pushtetin për 8 vjet.

Gratë e dinë se sot e keqja e tyre e ka emrin Edi Rama dhe në 25 Prill do të votojnë për ndryshimin!

Partia Demokratike ka një ofertë shumë të mirë për gratë dhe vajzat.

Mbi të gjitha, është normaliteti në qeverisje. Kjo do të thotë normalitet për familjet tona. Asnjë nënë të mos vuajë për të ushqyer fëmijët apo për t’i shkolluar ata. Qeveria jonë ka për qëllim të krijojë siguri dhe një jetë më të mirë për çdo grua.

Gratë që ndërmarrin një inisiativë për biznes duhet të kenë të njëjtat shanse si burrat për sukses. Programi i qeverisë sonë me kryeministër Lulzim Bashën synon barazinë e munguar deri më sot.

Historia ka treguar se kur punët i bëjnë gratë, punët ecin shumë më mirë! Prandaj, këtë radhë duhet të votojmë për vete! Të votojmë për Partinë Demokratike për të sjellë ndryshimin që meritojmë ne dhe fëmijët tanë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura