Në 70-vjetorin e vetëvrasjes së Adolph Hitler dhe Eva Braun: E vërteta e ditëve të fundit të diktatorit dhe gruas së tij

May 7, 2015 | 11:29
SHPËRNDAJE

Ky libër ngre shumë pyetje intriguese, por ai nuk e zgjidh në mënyrë përfundimtare çështjen. Ndoshta ky është një mister që nuk do të zgjidhet kurrë, siç edhe ngjarje të tjera në histori. Apo ndoshta, sapo që çështja të jetë në arenën publike, fakte të tjera do të dalin në dritë e do të na sjellin pranë përgjigjes përfundimtare. Autorët britanikë, Simon Dunstan dhe Gerrard Williams, e shkruan librin “Grey Wolf – The Escape of Adolf Hitler”, të bindur se të vërteta në hulumtimet e tyre pesëvjeçare, patjetër që ka. Shtëpia botuese “Helga’s Secrets” e sjell këtë libër në shqip, me rastin e 70-vjetorit të vetëvrasjes së Adolph Hitler dhe Eva Braun.
Pas botimit të dy librave me autor Adolf Hitlerin, ‘Mein Kampf’ dhe ‘Testamenti politik’, “Ujku Gri: Arratisja e Adolf Hitlerit” zbardh edhe më errësirën e një prej figurave më të tmerrshme të historisë. Dëshira për të zbuluar të vërtetën që edhe shoqëria jonë të dijë se çfarë mund të ketë ndodhur prapa kuintave të historisë zyrtare, është arsyeja pse shtëpia botuese ka përkthyer e sjell në tregun shqiptar këtë libër. Historia alternative mbi ngjarje të rëndësishme, në të cilat edhe populli ynë ka qenë pjesë e skenarit tragjik, është një dritare e re, tërësisht e ndryshme nga dritarja zyrtare, e cila pak a shumë ka qenë e unifikuar prej tre Aleatëve të mëdhenj, sidomos në lidhje me ‘fundin’ e diktatorit dhe bashkëshortes së tij Eva në bunker, natën e 30 prillit 1945.
Historia zyrtare flet me disa mënyra për ‘vetëvrasjen’ e Adolf dhe Eva Hitlerit, të martuar zyrtarisht në 28 maj 1945. Pas ‘vetëvrasjes’ së tyre, sipas kësaj historie të mësuar në të gjitha shkollat e të gjitha niveleve, u tha se trupat e tyre u dogjën me karburant në kopshtin e Kancelarisë. Kufomat e çiftit të marra nga Ushtria Sovjetike si një relikë për të mashtruar popujt (në një kohë që as Zhukovi e as Stalini nuk e besonin këtë përrallë që Hitleri e Eva kishin vdekur vërtetë), zyrtarisht janë varrosur e zhvarrosur në vende të ndryshme, deri sa në vitin 1970 ato u dogjën e hiri i tyre u shpërnda. Ndërsa analizat e bëra mbi kafkat e tyre në vitet ’90, treguan se ato nuk ishin të çiftit të famshëm.
Por nëse historia zyrtare nuk është e vërtetë, atëherë ku dhe si u arratisën Adolfi dhe Eva?  Cili qe fati i tyre i mëvonshëm?
Cilët nga Aleatët ka pasur dijeni mbi këtë operacion të fundit nazist të shpëtimit?
Kush kanë qenë intrigat për eliminimin e stafit më të ngushtë të diktatorit? Cilat mund të kenë qenë shkaqet që grupi i vogël i nazistëve më të lartë u lejua nga Aleatët të largohej e të strehohej në një vend ku ai mund të arrihej, të kapej, gjykohej ose të eliminohej?
Kur vdiq vërtetë Hitleri dhe si qe fundi i tij? Kush ishin njerëzit e tij më të afërt pas arratisjes? A la ai trashëgimtarë e ku shkuan ata?
Të gjitha këto pyetje tentojnë të marrin përgjigje në këtë libër.

Eva dhe Adolf Hitler
Bashkëshortja e Hitlerit, Eva Brown, në një set fotografish profesionale
Bashkëshortja e Hitlerit, Eva Brown, në një set fotografish profesionale

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura