Ndryshimet në listën e PD/ Ikën Koduzi, futet në garë ish-kapiteni i Tiranës! Zbardhen lëvizjet në tre qarqe

Mar 17, 2021 | 16:14
SHPËRNDAJE

MARIGLEN KUME/ Partia Demokratike ridepozitoi dje listën e korrigjuar të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Në listën e re bien në sy mjaft ndryshime në qarkun e Tiranës, në atë të Durrësit dhe të Shkodrës.

koduzi-muca

NDRYSHIMET NË TIRANË

Në listën e ribërë të qarkut të Tiranës bie në sy largimi nga gara i doktorit Gazment Koduzi, i cili në listën e depozituar në KQZ më 8 mars ishte renditur në vendin e 23- të. Pas tërheqjes së tij, në atë vend është vendosur shefi i kabinetit të Bashës, Dorjan Teliti. Ky i fundit është ringritur me tre numra nga lista fillestare që u depozitua nga sekretari për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, në KQZ në limitet e afatit të rregullt. Në listën e re të PD-së dhe Aleancës për Ndryshim është futur rishtazi në listë futbollisti Gentian Muça, i cili është pozicionuar në vendin e 26-të, ku në listën fillestare ishte shefi i kabinetit, Dorian Teliti.

Deputeti Korab Lita, i cili iu bashkua selisë blu, ngrihet një vend më lart në renditje, nga nr. 34 në nr. 33 të listës së kryeqytetit. Ndërkohë, vendin e Litës me nr. 34 e zë Lediana Fratari. Ish-deputeti Asllan Dogjani kapërcen nga vendi i 36-të në vendin e 35-të, duke zëvendësuar Rivelino Çunin, që ishte përfaqësues i komunitetit rom me Partinë për Europianizim dhe Integrim. Z. Çuni ka zbritur me disa numra më poshtë në listën e depozituar ditën e djeshme.

NDRYSHIMET NË DURRËS

Edhe në listën e qarkut të Durrësit kryedemokrati Basha ka bërë ndryshime, duke hequr nga lista Riselda Kalian, ndërkohë që vendin e saj e zë Merita Dakovelli, e 15-ta në listën e qarkut. Artion Bajramaj zbret nga vendi i 17-të në vendin e 19-të dhe vendin e tij e zë Armand Brahimaj. Në listën e selisë blu mbetet edhe Rezart Tusha në listën e qarkut të Durrësit. Për këtë të fundit në media pati denoncime se është subjekt i dekriminalizimit, por demokratët kanë bërë verifikimet e nevojshme dhe rezulton se ai nuk preket nga ligji i dekriminalizimit dhe mund të kandidojë.

NDRYSHIMET NË SHKODËR

Në Shkodër ka një “rrokadë” mes dy kandidatëve të FRDsë, ku Astrit Kuçi i zë vendin Fatlum Nurjas, në pozicionin e 16-të. Po ashtu është shtuar një kandidat nga PDIU-ja, Liljan Idrizaj, në vendin e 19-të. Po ashtu i bashkohen listës edhe dy emrat që gjenden në vendin 20 dhe 21, Imeldi Sokoli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura