“Ndjesën kundrejt fëmijës s’kam për ta pranuar kurrë”- Zaida Çobo zbardh detaje nga takimi me Ardi Veliun dhe flet për padinë: E kam lënë pezull. Ku ta gjeja të më jepnin lekë

Jun 9, 2020 | 18:34
SHPËRNDAJE

Nëna e 15-vjeçarit të dhunuar disa javë më parë nga policia në Tiranë, Zaida Çobo pas takimit me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zbardhur detaje nga takimi.

zaida

Në një lidhje për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Zaida ka zbuluar se për padinë ndaj Veliut nuk ka marrë ende një vendim nëse do ta tërheqë apo jo, ndërsa sa i përket dëmshpërblimit ajo u shpreh e gatshme për ta pranuar.

Kujtojmë se Zaida Çobo e paditi Veliun, pasi ky i i fundit i publikoi një video  ku ajo ishte me armë në dorë, duke treguar me gisht se ‘ja nga ç’familje vinte ky djalë’.

Por videoja brenda pak orësh u përgënjeshtrua nga vetë nëna e 15-vjeçarit e cila tha se materiali ishte sekuencë e një filmi shqiptar ku ajo kishte marrë pjesë, disa kohë më parë.

Pyetje: Padia që ishte deri dje ndaj Ardi Veliut besoj ka rënë?

Zaida Çobo: Pardje ka qenë ditë e dielë dhe Gjykatat nuk funksionojnë. Dje avokati im ishte jashtë Tirane dhe i kam lënë gjërat kështu pezull as kam tërhequr.

Pyetje: Ke marrë një vendim se çfarë do të bësh me padinë?

Zaida Çobo: Cila do të jetë më e mira për të dyja palët, si për mua edhe për të. Ose ta pezullojmë në gjyq ose do ta tërheq. Unë nuk dua të dëmtoj njeri.

Pyetje: Nuk do doje një dëmshpërblim?

Zaida Çobo: Patjetër që po. Kush nuk do ta donte dëmshpërblimin. Ku ta gjeja të më jepnin lekë. Bujrum  i mirëpres të gjithë të më japin, që nga më i madhi dhe te më i vogli. Unë padinë e kam hedhur civile dhe jo penale. Kështu që për dëmshpërblimin e kam hedhur.

E pyetur nëse e ka pranuar ndjesën e drejtorit të Policisë së Shtetit, Zaida ka thënë se ai baltën që hodhi ndaj saj e lau sërish vetë, por ndjesën për të birin nuk do ta pranonte kurrë. Madje ajo shtoi se ia ka bërë të qartë Ardi Veliut se do do vazhdojë ta ndjekë në rrugë ligjore çështjen e djalit.

Pyetje: Si ishte ky takim dhe si nisi bashkëbisedimi sepse besoj se ajo ishte më e vështira?

Zaida Çobo: Unë duke pasur të gjitha të drejtat e mia dhe të drejtat e zotit kam vajtur në takim vetëm fare pa asnjë lloj problemi, nga askush. E konsultova me avokatin tim dhe më tha shko.

Më pritën shumë mirë dhe madje u ndjeva shumë e privilegjuar me pritjen që më bënë, sjelljen, kulturën që treguan në ato momente. Në një farë mënyrë drejtori ishte disi i penduar sepse përpiqej në ç’do lloj mënyre të më justifikonte atë veprim që bëri.

Ndërsa tek pjesa e fëmijës nuk më ngacmuan fare, nuk e hapën fare vetëm më thanë që do të ndiqen penalisht polici që ka dhënë urdhrin sepse ata pesë të tjerët janë pezulluar më thanë. Në qendër të gjithë bisedës ishte vetëm veprimi i bërë nga ana e drejtorit për publikimin e videos.

Pyetje: I kërkove ti sqarim?

Zaida Çobo: Nuk mund ata pyesja sepse ai e përsëriti dy-tre herë ndjesë, ndjesë, ndjesë dhe nuk mundesha t’i hapja plagët në thonjëza. Më ka pëlqyer fakti që më kërkoi ndjesë. Ajo që nxori ishte diskriminimi, apo u përpoq t’i hidhte baltë fytyrës sime, por atë që hodhi vetë e lau.

Pyetje: Kjo ndjesë e shlyen baltën që hodhi?

Zaida Çobo: Besoj se po. Të paktën kundrejt meje, ndërsa ndjesën kundrejtë fëmijës nuk kam për ta pranuar kurrë. Ia thashë në zyrë që unë do vazhdoj me procedurat ligjore, ndërkohë drejtori me bindjen më të madhe më tha që mund ta vazhdosh edhe kundrejt meje, sepse unë nuk do të vdes drejtor, s’do ta kem tërë jetën karrierën drejtor. Unë ta kërkoj nga ana njerëzore, doja ta kërkoja ty dhe pastaj ta bëja publike.

Ndër të tjera Zaida Çobo ka treguar se takimi është kërkuar nga vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndonëse ajo vetë e kishte pritur ndjesën e tij një ditë pasi videoja ishte bërë publike.

Pyetje: Kush e kërkoi këtë takim?

Zaida Çobo: E kërkoi ai vetë. Jo vetë personalisht, por vendosi një nëpunësin e vetë që më telefonoi ditën e shtunë. Më erdhi mirë kur më telefonuan, ishte diçka që e prisja që ditën e parë kur ai kishte publikuar videon. Ditën e shtunë kam qenë me djalin, sepse merret me sport dhe e shoqëroj si në stërvitje dhe në ndeshjet që bën edhe i thash ok, pas orës dy jam e lirë. Ngaqë kisha obligime më tha e lëmë ditën e dielë në orën 10.

Pyetje: Ishte takim formal, pra zyrtar, apo informal?

Zaida Çobo: Këtë nuk mund ta përcaktoj dot sepse unë shkova vetëm dhe ishin vet i tretë që më pritën në zyrë. Ishte drejtori, zv.drejtoresha dhe zv.drejtori.

Pyetje: Si u prezantuan në fillim Aida? Cila ishte arsyeja e këtij takimi?

Zaida Çobo: Normalisht më kërkuan ndjesë. Në telefon më thanë: “Përshëndetje e dashur si je? Mund të vini për një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë”. I thash patjetër pse jo. Se normalisht për falje besoj se më kërkoi, se nuk më kërkoi për gjë tjetër, se duket edhe nga zëri kur kontaktohet.

LEXO EDHE:

“Jemi njerëz mbi të gjitha”- Zaida Çobo: Do tërheq padinë ndaj Ardi Veliut

“Djali jot e ka gjuhën të gjatë, do të pres letrat”- Zaida Çobo tregon bisedën me efektivin pasi iu dhunua i biri: Pas videos së Veliut, ndihem e…

I nxorri videon me armë në dorë, Ardi Veliu takon Zaida Çobon: Ishte e lënduar nga komenti im. Jam I keqardhur për…

“Ja nga çfarë familje vjen ky djalë, gjykojeni vetë”/ I publikoi videon,  nëna e 15 vjeçarit të dhunuar nga policia padit Ardi Veliu: Më cenoi dinjitetin. Kërkon dëmshpërblim…

Dhuna ndaj 15-vjeçarit tek Liqeni/ Prokuroria nis hetimet ndaj policit, kërkon pezullimin e tij

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura