“Ja nga çfarë familje vjen ky djalë, gjykojeni vetë”/ I publikoi videon,  nëna e 15 vjeçarit të dhunuar nga policia padit Ardi Veliu: Më cenoi dinjitetin. Kërkon dëmshpërblim…

Jun 3, 2020 | 12:41
SHPËRNDAJE

Zaida Çobo, nëna e 15 vjeçarit të dhunuar nga policia, ka paditur sot kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, pas publikimit të një video nga ky i fundit, ku pretendonte se Çobo shfaqej me armë.

Sipas “Neës 24”, objekti i padisë është shpërblim dëm–jo pasuror të shkaktuar paditëses, nga cenimi i nderit dhe dinjitetit dhe publikimit të të dhënave personale në masën 1 milionë lekë.

zaida cobo policia e shtetit dhunimi 15 vejcarit ardi veliu

Po kështu i kërkohet, në padi i kërkohet palës së paditur të publikojë vendimin e gjykatës në të gjithë mediat.

Pak ditë më parë, në përgjigje të pyetjes rreth dhunës që policia ushtroi ndaj 15-vjeçarit, Sarandi Çobo, drejtori i Policisë së Shtetit publikoi një video të nënës së tij, ku tha se ajo po mbante një armë në dorë.

“Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Ju a tregova këtë videon për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është, sa i është bindur thirrjeve të policisë dhe tek e fundit policia si gjithmonë bëhet viktimë”, tha mes të tjerash Veliu pas publikimit të videos.

Pas kësaj reagoi vetë  Zaida Çela, e cila tha se skena e publikuar nga drejtori i Policisë së Shtetit janë xhiruar gjatë filmit “Dashia s’mjafton” me regjisor Drilon Hoxhën, ndërsa paralajmëroi edhe padi ndaj Veliut për dëmtim imazhi.

Çobo i konsideroi “të turpshme deklarata e Drejtorit të Policisë së Shtetit”, teksa tha se asaj “nuk i vjen turp pasi është aktore dhe personazh publik pasi ka marrë pjesë në Big Brother”.

Zaida Cobo1 zaida 7 zaida cobo 6 zaida cobo 2 zaida cobo 5 zaida cobo tre zaida cobo 1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura