“Jemi njerëz mbi të gjitha”- Zaida Çobo: Do tërheq padinë ndaj Ardi Veliut

Jun 7, 2020 | 20:10
SHPËRNDAJE

Nëna e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia, Zaida Çobo ka vendosur të tërheq padinë ndaj drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

zaida

Ditën e sotme Zaida Çobo pati edhe një takim me Veliun, ku ky i fundit i ka kërkuar ndjesë personalisht ne lidhje me videon e publikuar disa jave me pare, ku ajo shfaqej me nje pistolete ne dore.

“Panorama” ka mësuar se Zaida ka folur me avokatin dhe nesër pritet që të bëhet procedura e tërheqjes së padisë, duke shtuar “jemi njerëz mbi te gjitha”.

Padia ndaj Ardi Veliut

Pak ditë më parë, në përgjigje të pyetjes rreth dhunës që policia ushtroi ndaj 15-vjeçarit, Sarandi Çobo, drejtori i Policisë së Shtetit publikoi një video të nënës së tij, ku tha se ajo po mbante një armë në dorë.

“Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Ju a tregova këtë videon për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është, sa i është bindur thirrjeve të policisë dhe tek e fundit policia si gjithmonë bëhet viktimë”, tha mes të tjerash Veliu pas publikimit të videos.

Pas kësaj reagoi vetë Zaida Çobo, e cila tha se skena e publikuar nga drejtori i Policisë së Shtetit është xhiruar gjatë filmit “Dashia s’mjafton” me regjisor Drilon Hoxhën, ndërsa paralajmëroi edhe padi ndaj Veliut për dëmtim imazhi.

Çobo i konsideroi “të turpshme deklarata e Drejtorit të Policisë së Shtetit”, teksa tha se asaj “nuk i vjen turp pasi është aktore dhe personazh publik pasi ka marrë pjesë në Big Brother”.

Objekti i padisë ishte shpërblim dëm–jo pasuror të shkaktuar paditëses, nga cenimi i nderit dhe dinjitetit dhe publikimit të të dhënave personale në masën 1 milionë lekë.

zaida ardi

LEXO EDHE:

“Djali jot e ka gjuhën të gjatë, do të pres letrat”- Zaida Çobo tregon bisedën me efektivin pasi iu dhunua i biri: Pas videos së Veliut, ndihem e…

I nxorri videon me armë në dorë, Ardi Veliu takon Zaida Çobon: Ishte e lënduar nga komenti im. Jam I keqardhur për…

“Ja nga çfarë familje vjen ky djalë, gjykojeni vetë”/ I publikoi videon,  nëna e 15 vjeçarit të dhunuar nga policia padit Ardi Veliu: Më cenoi dinjitetin. Kërkon dëmshpërblim…

Dhuna ndaj 15-vjeçarit tek Liqeni/ Prokuroria nis hetimet ndaj policit, kërkon pezullimin e tij

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura