Ndjesa/ Selami: Kërkoj falje për përjashtimin e Pashkos në 1992-shin

Jul 14, 2017 | 17:10
SHPËRNDAJE

Ish-kreu i PD-së, Eduart Selami ka kërkuar sot për herë të parë ndjesë për përjashtimin e Gramoz Pashkos dhe mocionistëve të vitit 1992 në PD.

Eduart Selami1Selami, i cili garon për kryetar të PD-së përballë Bashës, tha sot në “Të Paekspozuarit” se ai kërkon ndjesë për këtë ngjarje dhe se nuk është krenar për të.

Bëhet fjalë për ngjarjen e 13 gushtit të vitit 1992, ku u mbajt  konferenca e jashtëzakonshme e PD-së, nga ku u përjashtuan disa prej themeluesve kryesorë të kësaj partie.

berisha-selami

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura