“Ndihmat për njësinë nr 6 janë ndalur në Kashar”, Basha bën thirrje për vlerësimin e dëmeve: Duhet menjëherë…

| 14:27
SHPËRNDAJE
 

Qindra banesa janë të shkatërruara dhe ta pabanueshme në njësinë administrative numër 6 në Tiranë, shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në facebook.

demetermet9

Basha bën thirrje që të bëhet vlerësimi urgjent i dëmeve dhe të ndihmohen banorët, të cilët thonë se janë lënë në mëshirë të fatit.

Gjithashtu Basha bën me dije se ndihmat që ishin destinuar të shkonin në këtë njësi kanë mbetur në Kashar, ndërsa thekson se vullnetarizmi nuk mjafton dhe duhet ndihma e shtetit.

Postimi i plotë:

Sot në njësinë administrative 6 në Tiranë, qindra banesa të shkatërruara dhe të pabanueshme. Mes vuajtjeve, stresit dhe tronditjes banorët kërkojnë vlerësim urgjent, strehim dhe ndihma ushqimore! Ata thonë se deri tani janë tërësisht jashtë vëmendjes dhe të braktisur në fatin e tyre.

Mirënjohje për kontributet dhe ndihmën e disa bizneseve që ndonëse në vështirësi kanë strehuar 40 familje. Ndërkohë u informova se ndihma të tjera të destinuara nga Kosova për këtë zonë janë ndalur në Kashar dhe nuk kanë arritur në destinacion. Gjithsesi vullnetarizmi nuk mjafton. Duhet menjëherë prania dhe ndihma e shtetit!

demetermet10 demetermet demetermet1 demetermet2 demetermet3 demetermet4 demetermet5 demetermet6 demetermet7 demetermet8

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.