Ndërtimi i tunelit të Llogarasë/ Shpallen fitues një grup operatorësh të huaj dhe shqiptarë për projektin

Sep 16, 2020 | 17:21
SHPËRNDAJE

Një bashkim operatorësh janë shpallur projektin e metodologjisë për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

tuneliii-1100x620

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar këtë bashkim operatorësh për “zgjidhjen më të mirë teknike, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik të duhura për të realizuar projektin”.

Pas përfundimit të afateve ligjore, do të bëhet hapja e ofertave ekonomike, dhe shpallja e fituesit të garës për tunelin. Në garë morëm pjesën 7 kompani teksa u përzgjodhën për fazën finale 2 prej tyre.

“Të gjithë konkurrentët pjesëmarrës ishin bashkime operatorësh ekonomikë të kryesuara nga kompani të huaja me eksperiencë në fushën e projektimit dhe ndërtimit të tuneleve”, thuhet në njoftim.

Bashkimi i operatorëve ekonomikë të shpallur fitues janë:  iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni, dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k.,  kompani lokale.

Në aktivitetin e zhvilluar ditën e martë (15 shtator 2020), ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se pjesëmarrja e kompanive ndërkombëtare dhe me eksperiencë të gjatë në këtë fushë është një tregues i procesit transparent mbi të cilin zhvillohen këto konkurse.

Garantimi i sigurisë rrugore është shumë i rëndësishëm, së bashku me efiçencën e kostos së ndërtimit të kësaj vepre theksoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Një tjetër element me rëndësi të veçantë është zgjidhja arkitekturore, pasi bëhet fjalë për një vepër në një ndër pikat turistike të Shqipërisë, atë të Parkut Kombëtar të Llogarasë”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura