Ndërtimi i ‘Korridorit Blu’ me PPP/ Reagon ish-ministri i Financave: Pse ky vendim mund të prodhojë një krizë të rëndë me borxhin publik

Jul 1, 2020 | 13:30
SHPËRNDAJE

 

Arben Malaj-Morine-Fier-koncensioniIsh-ministri i Financave, Arben Malaj ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të çelur garën e ndërtimit me PPP të segmentit Morinë-Fier.

Arben Malaj e ka quajtur si të rrezikshëm qëndrimin qeverisë, duke thënë se me këtë model mund të prodhojë një krizë të rendë me borxhin publik.

Ish-deputeti i PS ka kujtuar dhe Konferencën e Berlinit, ku sipas tij qeveria Rama rezultoi e dobët në thithjen e financimeve për ndërtimin e Korridorit Blu, që sipas tij duhet të ndërtohet me investime të Bankës Europiane apo EBRD-së dhe jo me koncensione.

“Ky mentalitet qeverisës mund ta mbysin vendin me borxhe. Modernizimi i infrastrukturës se prapambetur shqiptare vetëm me Partneritete Publike Private Preferenciale (4P), është model qe do te prodhoj krize te rende te borxhit publik, prandaj duhet ndalur tani dhe jo me vone . 4P te pa studiuara me përgjegjshmëri profesionale e ligjore dhe ky mentalitet qeverisës mund ta mbysin vendin me borxhe.

Te dështosh te thithesh fonde nga donatoret dhe te krenohesh se do ndërtosh me forcat e veta/ me taksat e shqiptareve infrastrukturën e vendit- është jo vetëm një dështim por edhe nje risk i madh për nivelet e borxhit publik dhe barrën e rende te tij.

Konferenca e Berlinit qartësoi thelbin e projekteve qe do te mbështeste, ato duhet te kishin një impakt ekonomiko-social ne me shume se një vend.

Korridori blu është një projekt i tille dhe duhet te jete prioritare ne negociatat me BE- duke synuar qe një pjese e investimeve te ishte grant/falas dhe një pjese kredi mundësisht te buta qe do te vinin nga Banka Evropiane e investimeve (BEI) dhe një pjese nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(EBRD).

Rama duhet te qartësoje pse aftësia thithëse e qeverise Rama e këtyre financimeve ne kuadër te Berlinit rezulton me e dobët se e vendeve te tjera. E dyta po te shikojmë ecurinë e vendeve te varfëri te Europës, ato e kane ndërtuar infrastrukturën tyre me financime te BE-se.

Eshte e vertete se jo te gjithe kane qene grante, por nje pjese e konsidrueshme kane qene falas dhe pjesa tjeter kredi e bute.

Kohet e fundit donatore te ndryshëm kane shpreh shqetësime per projekte te vonuara ku risku i korrupsionit dhe kapjes se shtetit ka qene i larte dhe konkrete.

Shqiptaret nuk duhet te paguajnë dështimin e qeverise Rama.

FMN ka kërkuar qe te ndalet projektet me PPP se qeveria shqiptare nuk ka kapacitete profesionale për te bere analiza te thelluara per efektet e tyre pozitive apo per te identifikuar risqet potencial mbi stabilitetin e financave publike.

Ndërtimi dhe modernizimi i infrastrukturës se prapambetur te vendit tone vetëm me 4P është modeli qe do te prodhoj krize te rende te borxhit publik, prandaj duhet ndalur tani dhe jo me vone”, thekson Arben Malaj.

 

LEXO EDHE Korridori blu/ Rama çel garën për segmentin Milot-Fier: Do jepet me PPP, Qeveria do garantojë trafikun. Kostoja 1 miliardë e 200 milionë euro

“Të përfundojë një rrugë në Gjermani do 12 vjet”, Rama: Në Shqipëri, u ndërtua si të presësh kostum për mua me masat e Erion Braçes dhe Bashkim Finos

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura