“Të përfundojë një rrugë në Gjermani do 12 vjet”, Rama: Në Shqipëri, u ndërtua si të presësh kostum për mua me masat e Erion Braçes dhe Bashkim Finos

Jul 1, 2020 | 12:15
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se shumë shpejt do të nisë edhe ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë.

Teksa përmendi faktin se ndërtimi i një rruge kërkon shumë kohë dhe studime, Rama solli në vëmendje një studim që tregonte se në Gjermani kërkonte deri në 12 vite kohë përfundimi i saj.

Rama ironizoi me paraardhësit për propagandimin e ndërtimit të rrugëve duke thënë se më parë janë ndërtuar rrugë që të nxjerrin maleve “si paranojë për tu mbrojtur nga ardhja e shpejtë e pushtuesve imagjinarë”.

“Trashëgojmë një situatë që kërkon durim e stërmundim të madh edhe për faktin se cka u ndërtua më parë nuk u ndërtua në fakt, por u bë sikur”.

Këtë Rama e krahasoi me rrobaqepësin që të presë një kostum për të me masat e dy deputëteve, Braçes dhe Finos.

“Si të presësh një kostum për mua e masat për krahët t’ja marrësh Braces, masat për pantallonat t’ja marrësh Bashkim Finos, masat për supet tja marrësh…, me gjeni një tejtër të gjatë se nuk më kujtohet”.

“Dëgjoj këngën e ngulitur në mendje se rrugë u bënë përpara, ndërkohë që në këto 7 vite s’janë bërë rrugë. Në fakt tendera rrugësh u bënë përpara, e vërtetë, rrugë u nisën përpara shumë, por një të mbaruar nuk e gjetëm e jo vetëm, por në shumicën e tyre na u desh të rifillonim projekte nga e para, të rindërhynim nga e para, të ndesheshim me absurditete me rrëshqite kodrash diferenca këmbësh urash, në rrugën Qukës Qafe Pllocë, e cila do rimerret përsëri për ta përfundiar, një urë që lidh dy rrëpira kiishte 17 metra diferencë lartësie pikëtakimi A me B. Ende sot që flasim s’ka përfunduar puna, me mangësi dramatike e pasiguri të madhe në shumë elementë të saj.

Më ka bërë përshtypje një nga studimet që kam lexuar se koha mesatare optimale e ndërtimit të rrugëve nacionale në Gjermani, në vendin perfekt, është 10 deri në 12 vjet. Duke pasur parasysh që infrastruktura e tyre në gjithë skeletin e saj është e trashëguar nga shumë vite. Ndërkohë që nëse i referohemi Italisë, ka rrugë kombëtare të nisura edhe 30-35 vjet përpara.

Dua të them që është shumë e lehtë të flasësh e gjykosh për shpejtësinë nëse një projekt e konsideron se nis në momentin kur ti sheh fadromat që gërmojnë, jo nuk nis aty, arsyeja pse kemi trashëguar këtë katastrofë nga ata që krenohen që e mbushën Shqipërinë me rrugë është se s’bëheshin studime e projekte.

Për të mos folur për garat që kanë prodhur nga nisja e shuma fillestare e kontratës në përfundim edhe 3 fishim të fondeve të vendosura, unë i sfidoj të gjithë të më gjejnë një rrugë në Shqipëri ku nga inagurimi me daulle tek përfundimi i saj, pjesa e ndërtuar para se të vinim në qeveri është më e madhe pas se para”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura