Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare projektuesi legjendar i modës, Pierre Cardin

Dec 30, 2020 | 14:09
SHPËRNDAJE

Stilisti i famshëm Pierre Cardin, është ndarë sot nga jeta.

pierre cardin (2)

Cardin i cili lindi në vitin 1922 ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 98-vjeçare, raporton “The Guardian”.

Ai ndodhej në një spital në Neuilly, në perëndim të Parisit, siç ka treguar familja e tij për agjencinë e lajmeve “AFP”.

pierre cardin (1)

Megjithëse lindi në Itali, Pierre Cardin emigroi drejt Francës kur ishte ende fëmijë.

Cardin themeloi shtëpinë e tij të modës në vitin 1950 dhe në dekadat në vijim ai ndërtoi një perandori, duke u kthyer në një prej emrave më të njohur e më me ndikim në botën e modës.

Vdekja e tij është sigurisht një humbje e madhe për industrinë.

pierre cardin (3)

Cardin pati një marrëdhënie romantike me Jeanne Moreau në vitin 1960. Ata qëndruan bashkë për gjysmë dekade dhe më pas, për shkak të disa arsyeve, çifti u nda në 1965.

Që nga ajo kohë, stilisti me famë botërore nuk është fejuar apo martuar me asnjë grua tjetër. Mediat gjithashtu raportojnë se nuk ka informacione që artisti të ketë pasur fëmijë dhe as nuk ka birësuar dikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura