Veliaj 8 orë në SPAK, Alibeaj: Inkurajojmë Prokurorinë e Posaçme të vijojë punën! Të vihen përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët e shtetit të përfshirë në afera

Apr 30, 2024 | 18:36
SHPËRNDAJE

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas dëshmisë 8 orëshe të Erion Veliajt në SPAK, ku dha shpjegimet e tij në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

alibeaj

Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj thotë se inkurajon SPAK të vijojë punën e tij në vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë zyrtarëve të shtetit të përfshirë jo vetëm në aferën e incineratorëve.

“Edhe pse u mundua të fshihej pas propagandës bajate, përfshirja e tij në aferën e inceneratorëve është tashmë një çështje që po hetohet”, shkruan Alibeaj.

“Përditë shqiptarët po shohin njerëzit kryesorë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Edi Ramës të kalojnë orë të tëra brenda dyerve të SPAK-ut.

Sot ishte radha e kryebashkiakut të aferës korruptive të inceneratorëve dhe të 5D, Erjon Veliaj.

Edhe pse u mundua të fshihej pas propagandës bajate, përfshirja e tij në aferën e inceneratorëve është tashmë një çështje që po hetohet.

Inkurajojmë SPAK të vijojë punën e tij në vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë zyrtarëve të shtetit të përfshirë jo vetëm në aferën e incineratorëve por dhe në të gjithë çështjet që janë në hetim.  Drejtësia do të vendosë, herët a vonë”, thuhet në reagimin e Alibeajt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura