Ndahet nga jeta pas betejës me sëmundjen e rëndë mjekja Ina Thereska, drejtoreshë në Agjencinë e Kontrollit të Barnave

Aug 24, 2019 | 22:30
SHPËRNDAJE

Ndahet nga jeta në moshën 41 vjeçare, pas betejës me një semundje te rende, doktoresha stomatologe Ina Thereska – Lala, e cila së fundmi mbante post drejtues në Agjensinë Kombëtare të Kontrollit të Barnave.

Agjencia e barnave AKBPM

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale kirurgu dhe dekani Arben Gjata.

Postimi i Arben Gjata në FB:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta pas nje
semundje te rende të Dr. Ina Thereska – Lala, pjesë e stafit akademik
të Fakultetit të Mjekësisë Dentare, UMT.

Dr. Ina Thereska – Lala lindi më 18 Nëntor 1978. Studimet e mesme i kreu pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, nga viti 1993 – 1997 me rezultate te shkelqyera, më pas ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësise, dega Stomatologji ku dhe u diplomua me rezultate shumë të larta në vitin 2003. Pas perfundimit të studimeve, punoi si mjeke pranë këtij fakulteti dhe ne vijim si pedagoge e jashtme për 10 vjet.

Nga viti 2007 – 2019, ka punuar në pozicion drejtues pranë Agjensisë
Kombëtare të Kontrollit të Barnave.

Largimi nga jeta i te ndjeres Ina le pas një humbje të madhe për familjen, kolegët, studentët, pacientët dhe cilindo tjetër që ka pasur fatin ta njohë.

I paharruar qofte perjetesisht kujtimi i saj!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura