‘Ndahet’ grupi i Emiljano Shullazit, dërgohen në 3 burgje të ndryshme

Apr 26, 2016 | 22:42
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar ditën e sotme Emiljano Shullazin, Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin nga burgu 302.

Emiljano-Shullazi_0 (1)Transferimi është kryer rreth orës 18:00 të ditës së sotme. Mësohet se grupi Emiljano Shullazi do të qëndrojë në të njëjtin vend ku mbahej edhe Vladimir Gjuta, pra në Burgun e Elbasanit.

Burgu i Elbasanit është burg i sigurisë së zakonshme dhe Shullazi do të ketë disa “privilegje” në krahasim me 302-shin e sigurisë së lartë.

Ndërsa Gilando Dani është dërguar në burgun e Fushë-Krujës. Sa i përket Blerim Shullazit, ai është dërguar te 313-ta.

Në këtë mënyrë, Drejtoria e Burgjeve i ka ndarë tre pjesëtarët e grupit Shullazi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura