Nard Ndoka tregon Kubën pas pushimeve: Të kujtonte regjimin komunist

Jun 30, 2015 | 23:09
SHPËRNDAJE

Pak muaj pas pushimeve që realizoi në Kubë dhe videos që publikoi në rrjetet sociale në të cilën përshëndeste në spanjisht, Nard Ndoka shprehet se vizita në këtë vend ishte krejtësisht e veçantë.

Nard Ndoka, foto marre nga vide e publikuar ne rrjetet sociale

Në një interviste televizive mbrëmjen e së martës për emisionin “Opinion”, Ndoka tha se Kuba i kujtonte rrëgjimin komunist, paçka se plazhet e atij vendi nuk të krijonin atë përshtypje.

“Kuba ishte vërtet diçka krejt të veçantë. Komunizmi për fatin e mirë nuk është që ndeshet. I ka ruajtur ato buri në plazhe. Të kujtonte regjimin komunist.”,-tha Ndoka. Më herët, kryetari i Partisë Demokristiane ka shkëmbyer batuta dhe replika edhe me deputeten Mesila Doda, lidhur me shprehjen e përdorur prej tij në vendin latin “hola muchacho”.

Duke folur për pushimet, deputeti Ndoka tha se gjatë pushimeve të verës është shumë aktiv, “më nuk më pëlqejnë pushime për një kohë të gjatë”,-tha ai.

Ndoka tha se për sa i përket vendeve turistike nga Shqipëria, nuk e ndërron plazhin e Drimadhës me asnjë vend tjetër. Ai tha se shkon shpesh atje në muajin gusht dhe se nuk është “për jetë nate”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura