Nard Ndoka fyen Mesila Dodën: Klasifikohet te burrat. Deputetja i publikon videon ‘hola muchacho’: Ky është bur shteti

Mar 25, 2015 | 8:10
SHPËRNDAJE

UPDATE/Deputetja Mesila Doda ka replikuar ndaj qëndrimeve që Nard Ndoka ka mbajtur ndaj saj paraditen e së martës në ambientet e Kuvendit. Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Mesila Doda ka publikuar një video të xhiruar nga vetë deputeti Ndoka gjatë një udhëtimi në vendet e Amerikës Latine, me mbishkrimin: “ky është bur shteti”.

Më herët, është raportuar se Nard Ndoka vijon të çudisë me performancën e tij brenda dhe jashtë Parlamentit.

Mesila Doda e Nard Ndoka

Pas videos së bërë pak ditë më parë në një nga vendet e Amerikës Latine ku kishte mësuar edhe të përshëndeste në spanjisht, ai ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve edhe sot në Kuvend.

Deputetja e PD-së, Mesila Doda ka debatuar gjatë me kryetarin e komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor ku parashikohej edhe rritja e pranisë së grave në listat e kandidatëve.

Në përfundim të mbledhjes ajo ka bërë edhe një deklaratë për mediat.

Në atë moment pranë Dodës në një nga korridoret e katit të dytë të Kryesisë së Kuvendit ka kaluar edhe Nard Ndoka, i cili teksa i është afruar deputetes iu drejtua gazetarëve duke thënë “…kjo klasifikohet te burrat”.

Sipas të gjitha gjasave Doda nuk e ka dëgjuar fjalën e Ndokës, në të kundërt reagimi i saj do të ishte edhe më i ashpër sesa përplasja me Fatmir Xhafën. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura