“Na qenka dashnori i fshehtë!” Ish-konkurrenti i “Për’puthen” publikon fotot e dyshimta të Atdheut me Anën. Cila është e vërteta?

Nov 26, 2020 | 22:34
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme një konkurrent i ri i është bashkuar emisionit “Për’Puthen”.
ana atdheu

Ai quhet Atdhe, është 27-vjeç dhe është nga Gjakova, Kosovë.  Atdheu tregoi se ka jetuar 8 vite në shtete të ndryshme të Europës, ku ka bërë punë të ndryshme, mes tyre pa kompleks ka pranuar se ka punuar edhe në ndërtim.

Mirëpo, në fakt Atdheu nuk duket aq i huaj për konkurrentët e tjerë. Në rrjet së fundmi po qarkullojnë disa foto ku Atdheu shihet krah tyre në një darkë ku morën pjesë të gjithë konkurrentët dhe produksioni të shtunën që lamë pas.

Ndërsa në një foto tjetër ai pozon krah Anës.

Ishte Alban Dyrmishi ai që ka publikuar fotot në Instastory duke hedhur akuza mbi produksionin. Kujtojmë se Albani ka qenë konkurrent sezonin e kaluar në “Për’puthen”.

Nuk e dimë se si është e vërteta e këtyre fotove, por dimë që ditën e sotme Ana zgjodhi që takimin e javës së ardhshme ta bëjë me Atdheun.

atdheu ana alban

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura