“Na pret një sfidë e madhe, por…”- Basha në Këshillin e PD: Do vazhdojmë të luftojmë të bashkuar derisa demokracia të fitojë

May 16, 2021 | 21:16
SHPËRNDAJE

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha tha se “ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe”, por theksoi se “ne kemi me vete mbështetjen e jashtëzakonshme nga demokratët dhe gjithë shqiptarët”.

bASHA

Panorama” ka zbardhur një pjesë të fjalës së kreut të selisë blu, ku ndër të tjera Basha është shprehur: “Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe, por të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe cfarë kishim përballë, të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga demokratët dhe gjithë shqiptarët”.

Kryedemokrati vuri në dukje se aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë.

Nuk ka sot vend tjetër në Shqipëri, nuk ka sot një bashkim të këtyre përmasave dhe cilësive, mendjesh dhe zemrash, që mund ta bëjë realitet aspiratën tonë dhe të gjithë shqiptarëve për ndryshim dhe demokraci. Përveçse këtu ne mesin tone. Ky vend është Partia Demokratike. Prandaj ne do të vazhdojmë të luftojmë të bashkuar derisa demokracia të fitojë”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura