“Na nxinë faqen”, Rama njofton nismën e re nga 1 janari, paralajmëron administratën: Ishit gjobëvënës të qytetarëve, por do ktheheni në …

Nov 25, 2019 | 12:08
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi administratën se do të kthehet nga gjobëvënës të qytetarëve në shërbëtorë të tyre.

rama

Rama theksoi se nga 1 janari do të nisë ofrimi i shërbimeve online dhe qytetarët nuk do të jenë më të detyruar të shkojnë nëpër sportele për të marrë shërbimin. Sipas tij sportelistët (administrata) “na kanë nxirë faqen’.

“Jo çdo shërbim mund të bëhet online komplet. Nga 1 janari do të jenë 40% e shërbimeve që do të jepen online. Deri në qershor do të shkojmë në 67% dhe në fund të vitit do të jenë thuajse 100% online. E para s’ka më kontakt midis qytetarit që shërbehet dhe atij që shërben, që na e nxinë jetën nëpër sportele. Qytetari duhet të aplikojë duke depozituar vetëm dokumentet e veta dhe jo ato që i jep shteti. Të gjitha të tjerat brenda që i jep shteti do t’i marrin ata që punojnë në sportele. Ata do kthehen nga gjobëvënës në shërbëtorë të qytetareve”, tha kryeministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura