“Na la përsëri larg Evropës”, Nishani reagon për negociatat: Një qeveri që  nuk di ç’është qeverisja

Jun 26, 2018 | 20:11
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti Bujar Nishani, ka reaguar në lidhje me lajmin se Shqipëria nuk mund të hap dot negociatat me Bashkimin Evropian para verës së  vitit 2019.

Nishani me anë të një postimi në Facebook, shkruan se ky vendim ka ardhur nga qeverisja e keqe dhe ka listuar  disa nga gjerat që kjo qeveri i ka bërë keq.

36189206_1706962359353193_7979379504537665536_n

Postimi i plotë

Një qeveri që bleu votat me para të pista !

Nje qeveri që ja kaloj pushtetin real, bandave kriminale !

Një qeveri që ktheu korrupsionin si tregues “të zotësisë” !

Një qeveri që varfëroj e i vrau edhe shpresën shqiptarëve !

Një qeveri që hyri në Historinë e Shqipërisë si “narkoqeveria” !

Një qeveri që qesh pse shqiptarët marrin rrugët e kurbetit !

Një qeveri që mendon se mund të blej këdo dhe kur të dojë !

Një qeveri që nuk di se ç’është qeverisja !

Na la përsëri e përsëri larg Evropës !!!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura