Mungon vetëm zyrtarizimi, Milani arrin marrëveshjen me sulmuesin e Liverpulit

Apr 13, 2022 | 9:53
SHPËRNDAJE

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Milani ka arritur një akord me Divok Origin i cili mund të konsiderohet si blerja e dytë e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm pas Jasin Adlisë.

ORIGI

Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe belgu do t’i bashkohet në verë skuadrës italiane. Takimi i fundit mes palëve ka pasur një mbyllje të lumtur për shkak se edhe Liverpuli ka dhënë bekimin për këtë akord.

Pavarësisht se i skadon kontrata më 30 qershor, klubi anglez ka një të drejtë rinovimi të njëanshme të cilën nuk do ta shfrytëzojë.

Në këto kushte duket se mungon vetëm firma që 26-vjeçari të quhet zyrtarisht i “Djallit”. Sipas mediave italiane, Origi te Milani do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me pagë prej 3.5 milionë eurosh në vit.

Skuadra e Piolit mposht kështu konkurrencën e Atalantës, Interit, Torinos dhe Juventusit për shërbimet e lojtarit i cili në këtë sezon me “të kuqtë” ka koleksionuar pesë gola në 14 prezenca.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura