Mund të ndihmojë stili i jetesës suedeze në luftën kundër koronavirusit?/ Profesori i sëmundjeve infektive: Nëse keni një familje me disa gjenerata …

Mar 30, 2020 | 11:59
SHPËRNDAJE

Ndërsa njerëzit në mbarë botën janë vetëizoluar për shkak të koronavirusit, 21-vjeçarja suedeze Cajsa Wiking nuk e ka shumë të vështirë të rrijë vetëm në apartamentin e saj.

casja

“Ne jemi shumë të mirë për të qëndruar në shtëpi dhe nuk jemi shumë social në krahasim me kulturat e tjera … kështu që kjo na e lehtëson. Unë jam duke bërë gjëra të tilla si organizimi i dollapit tim, punoj për jashtë nga shtëpia dhe po lexoj edhe më shumë”, tha Cajsa.

Më shumë se gjysma e të gjitha shtëpive suedeze janë të përbëra nga një banor, përqindja më e lartë në Evropë, sipas shifrave të Eurostat. Mosha më e zakonshme për t’u shkëputur nga prindërit është midis 18 dhe 19 vjeç, krahasuar me një mesatare të BE-së prej 26.

Disa ekspertë besojnë se këto modele të jetesës mund të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit; në pikat e nxehta aktuale për infeksione, përfshirë Italinë dhe Spanjën. që familjet e mëdha të mblidhen nën një çati.

Nëse keni një familje me disa gjenerata, sigurisht që do të keni një përhapje të shpejtë,” thotë Björn Olsen, një profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin Uppsala. “Ne kemi shumë njerëz beqarë që jetojnë në Stokholm, në qytetet e mëdha të Suedisë, dhe kjo mund të ngadalësojë pak ritmin.”

jetesa

Komentatorë të tjerë kanë theksuar mënyrën sesi shumë suedezë sillen kur janë jashtë në hapësira publike. Ata  shmangin qëndrimin pranë të tjerëve në transport publik dhe është thuajse e pazakontë për të fillojnë biseda të vogla me të huajt në dyqane ose kafene.

“Sa i përket distancës sociale, suedezët i dhanë njëri-tjetrit hapësirë ​​fizike përpara pandemisë së koronavirusit” thotë Lola Akinmade Åkerström, një autore në kulturën suedeze .

Suedezët janë mësuar gjithashtu të “qëndrojnë në shtëpi në dhimbjen më të vogël të kokës”, shton ajo.

Kjo është pjesërisht sepse punëdhënësit kanë tendencë të inkurajojnë stafin të pushojë nëse kanë kollë ose ftohje për të shmangur përhapjen e sëmundjeve brenda kompanive, ndërsa Suedia ofron pagesa bujare të të sëmurëve krahasuar me shumë vende.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura