“Mu duk vetja si skizofrene, psikopate dhe…”/ U bë shkak që Semi të përjetonte sulm paniku, Fifi zbulon arsyen pse iu kthye keq këngëtares

Oct 27, 2021 | 8:55
SHPËRNDAJE

Loja e Fifit dhe e Monika Lubonjës në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk është pritur mirë nga banorët e tjerë, por sidomos nga Semi Jaupaj, e cila përjetoi një sulm paniku.

fifi semi jaupaj (3)

Shkak u bënë debatet e ashpra mes Fifit dhe Lubonjës, si dhe lëvizja nëpër shtëpi e këngëtares me një shkop në dorë. Pasi nisi të ndihej keq, Semi u largua dhe ishte Donald Veshaj së bashku me Beniada Nishanin, ata që shkuan ta qetësonin.

Dy vajzat vendosën të sqaroheshin gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa spektakli po transmetohej drejtpërsëdrejti. Pjesë nga biseda:

semi jaupaj (3)

Fifi: Unë për dy ditë jam kon keq vetë dhe për një moment si kam thirr mendjes se si mund të ketë qenë Semi. Kur pashë që kërkoi ilaçet thashë ‘ok, duhet me i kërku falje’. Nëse kjo më merret për bazë, faleminderit! Nëse s’më merret për bazë, faleminderit prapë. I kërkova falje se hyri në lojë shëndeti. Unë nuk du me të bo dom, se nëse ta boj ty ja boj vetes. Ti e bone në skenë, unë nuk e bona në skenë. Unë jam tu u dridh tani, nëse çohem munem me ra në tokë. Po kjo bën skena.

Semi Jaupaj: Mos thuaj skena se unë kam prindër atje jashtë dhe më njohin, e dinë se si jam dhe s’ka nevojë të qaj që ta kuptojnë që jam keq. Kam qenë emocionalisht keq. Duke e dit që ti e dije këtë gjë dhe e ke përjetuar vetë, duhet të ishe pak më e kujdesshme kur i drejtohesh njerëzve. Se unë kur e përjetoj vetë këtë gjënë, kur shoh dikë tjetër që po përjeton të njëjtën gjë, unë haj veten me dhëmbë që të mos e mërzis atë tjetrin.

Fifi: Jam ndjerë shumë keq, sepse përmende thikat, the ‘do fle me thika’ te krevati dhe e fundit dhe mu duk vetja si skizofrene, si psikopate, si njeri i sëmurë i dalë nga çmendina dhe prandaj u ngrita dhe i thashë ato fjalë dhe prapë po të them ‘më fal’, por unë u ndjeva e frikësuar.

Semi Jaupaj: Fifi tha se nuk kam qenë afër saj kur ishte keq, kjo nuk është e vërtetë. Shkova si e çmendur tek ajo. 

semi jaupaj (2) semi jaupaj (1) BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (8)

fifi, monika lubonja (3) fifi, monika lubonja (5) fifi, granit cana (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura