“Mrekullitë ndodhin”, kryeministri Rama jep lajmin e mirë për dy vjeçarin që i rrezikohej jeta

Sep 30, 2019 | 16:29
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka dhënë një lajm shumë të mirë, teksa njofton se dy vjeçari i cili pas një aksidenti të rëndë i rrezikohej jeta, tashmë është jashtë rrezikut dhe në gjendje të stabilizuar.

Në një postim në Facebopok, Rama njofton se pas kujdesit intensiv të mjekëve në QSUT, Aroni i vogël ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po vijon trajtimin.

71139733_10157029098656523_3810079859242172416_n

Postimi i plotë:

Mrekullitë ndodhin ?? Po, një mrekulli është çfarë ka ndodhur me Aronin e vogël 2-vjeçar?

Pas përpjekjeve në kufijtë e të pamundurës së ekipeve mjekësore të Traumës, Djegie-Plastikës, Kirurgjisë Infantile dhe pastaj në Reanimacionin e QSUT-së, sot vogëlushi ka dalë nga rreziku për jetën, pas një aksidenti që sipas çdo gjase, ishte vdekjeprurës?

Rekuperimi mbetet i vështirë, por Ogerta dhe mjekët do ta ndjekin hap pas hapi ecurinë e Aronit, për çdo kurë të specializuar e ndihmë që do të ketë nevojë, 24 orë në 24?

#ShëndetësiaqëDuam?‍⚕️❤️??‍⚕️
#ShqipëriaqëDuam??☀️

raam

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura