Moviola e Uvil Zajmit: Goli i dytë i Italisë duhej anuluar (VIDEO)

Mar 27, 2017 | 11:28
SHPËRNDAJE

Ish-arbitri i njohur shqiptar Uvil Zajmi mendon se goli i dytë i Italisë në ndeshjen ndaj Shqipërisë, i realizuar nga Imobile, duhej anuluar për pozicion jashtë loje. Në analizën e moviolës së ndeshjes në emisionin “Fair Play” në “News24”, ai ka thënë se Beloti e bën golin të pavlefshëm duke qënë se merr pjesë në aksion dhe është në pozicicion të parregullt.

imobile goli itali shqiperi

“Goli i dytë i Italisë ishte i parregullt. Në aksionin e golit, Beloti është në pozicion jashtë loje! Nuk e ka bërë ai golin, por ka marrë pjesë në aksion. Goli duhej anuluar! Sa i përket penalltisë që dha arbitri, ajo ishte e rregullt”, u shpreh Zajmi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura