Motra viktimë e sulmit në Mynih, apeli prekës i vëllait të Armelës

Jul 25, 2016 | 8:30
SHPËRNDAJE

Ishte ai që njoftoi se motra e tij, Armela Segashi ndërroi jetë në sulmin e Mynihit. Pas dhimbjes, vëllai, Arbnor Segashi i drejtohet miqve në Facebook me një tjetër mesazh shumë të dhimbshëm.

Arbnori me motren, Armelen, viktime e Mynihut
Arbnori me motren, Armelen, viktime e Mynihut

I riu, duke falenderuar gjithë ata që iu gjendën pranë familjes në këtë dhimbje të madhe, u bën apel të gjithëve të ndalin donacionet në para.

Apeli vjen pasi fill pas ngjarjes qarkulluan kërkesa për ndihmë në para në mënyrë që familja Segashi të transportonte trupin e së bijës për ta varrosur në Kosovë.

Mesazhi 

Kërkoj nga ju të injoroni të gjitha apelet.

Unë dua të falënderoj secilin nga ata që tentuan të jepnin donacione, ose dhanë donacione.

Një pjesë e parave të grumbulluara do të shkojnë për fëmijët në nevojë.

Ju lutem ndaloni së dhuruari donacione.

Ne kemi mjetet dhe mundësitë për të transportuar motrën tonë dhe për ta varrosur atë në vendlindje.

Unë e di, ju doni të na mbështesni ne dhe të na e lehtësoni dhimbjen, por as paratë e gjithë botës nuk na ndihmojnë apo na e lehtësojnë dhimbjen tonë.

Ne kemi nevojë për ju.

Dhembshuria juaj dhe forca juaj. Motra ime do të ndihej e lumtur në këtë mënyrë.

Ju falënderoj të gjithëve për mirëkuptim”

status

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura