Moti i keq, dëbora mbulon disa qarqe të vendit. ‘Zbardhet’ qyteti i Durrësit-FOTO

Feb 23, 2019 | 8:20
SHPËRNDAJE

debore-2-770x470Ashtu sikurse ishte parashikuar edhe nga sinoptikanët, dita e sotme ka filluar me temperatura të ulëta dhe erë të fortë, ndërsa dëbora ka filluar në disa qarqe të vendit.

Mësohet se reshje të shumta dëbore ka pasur në veri të vendit si në Dibër, kryesisht në zonat malore por edhe në Juglindje. Edhe Korça është mbuluar nga bora.

Mëngjesin e sotëm e gjithë ultësira e rrethit të Krujës është gdhirë nën reshjet e dëborës ku  intensiteti i tyre është mjaft i madh.

Reshje të lehta dëbore kanë rënë edhe në Durrës. Deri më tani nuk paraqiten probleme në lëvizje.

Durres-bore (1) bora-Durres-3 bora-Durres-1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura