“Mos na lexo shkresat”- Debat mes Salianjit dhe Gjylametit te “TIMS”, kreu i Komisionit: Ruani etikën! Merruni vesh me njëri-tjetrin

Apr 29, 2024 | 13:37
SHPËRNDAJE

Mbledhja e Komisionit të “TIMS” edhe ditën e sotme shoqërohet me  debate mes kryetarit të Komisionit, Ervin Salianji dhe anëtarëve të mazhorancës.

Salianjiii

Pas një kërkesë të anëtarit të PS, Xhemal Qefalia për të referuar shkresat, gjë që është pranuar nga Salianji.

Por për këtë nuk ka qenë dakord anëtarja tjetër e mazhorancës, Blerina Gjylameti, e cila ka kërkuar që shkresat të cilat ata i kanë përpara të mos lexohen për  të diskutohet mbi përmbajtjen.

Salianji ka kërkuar që anëtarët mazhorancës të merren vesh me njëri-tjetrin para se të kërkojnë diçka.

Pjesë nga debati:

Gjylameti: Zoti Salianji ne dimë të lexojmë.

Salianji: Unë do të vendos në dispozicion shkresat.

Gjylameti: I kemi përpara, nuk lexohen shkresat.

Salianji:  Qetësohu!

Gjylameti: Nuk lexohet shkresat, ne hymë diskutojmë mbi përmbajtjen.

Salianji: Para se të diskutohet mbi përmbajtjen merruni vesh me njëri – tjetrin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura