“Vdekjet? S’e ndalojmë prokurorinë të hetojë” -Rama thirrje qytetarëve: Të shmangim me çdo kusht një mbyllje tjetër. Mos bini pre e frikës së atyre që ju duan për plaçkë dhe…

Nov 21, 2020 | 19:10
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të kufizojnë çdo lëvizje, të panevojshme dhe të kontribuojnë për të shmangur me çdo kusht një mbyllje tjetër.

Teksa i ka ftuar qytetarët që të mos dyshojnë në shifrat e raportuara nga qeveria për situatën e COVID, Rama i ka kërkuar qytetareve të mos bien pre e frikës së atyre (opozitës), që i duan për plaçkë dhe pushtet.

Rama: Ne do ta fitojmë këtë luftë sidoqoftë. Ju lutem të gjithëve të zbatoni rregullat dhe të kufizoni çdo lëvizje që mund të kufizohet. Kontribuoni që të shmangim me çdo kush një mbyllje tjetër dhe as mos dyshoni për raportimet. Mos bini pre e frikës së atyre që duan t’ju kallin në shpirt, ata që ju duan për pushtet dhe për plaçkë. Bashkë me dimrin edhe Shqipëria, si shumë vende të tjera do ta kalojë këtë të keqe të madhe që na zuri.

Sa i përket thirrjeve që Basha i bëri Prokurorisë për të shkuar në morg dhe për të sekuestruar evidencat, Rama tha: “Që do të thirrej Prokuroria edhe për të vdekurit në spital në kulmin e luftës me pandeminë duke krijuar një trysni kaq të tepërt për mjekët që sot kanë nevojë për solidaritet, mbështetje, mirënjohje, falënderim, kjo e tejkalon nivelin e neverisë për politikën e këtij lloji dhe hyn në sferën e përbuzjes për çnjerëzoren.

Prokuroria e di vetë detyrën e saj. Nëse do ta shohë të arsyeshme të përfshihet në këtë lemeri politike dhe për të zbardhur një marrëzi kriminale të kësaj madhësie askush nuk mund dhe nuk do ta pengojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura