Mogherini pyetet për Tahirin, ja si përgjigjet. Ndërhyn Bushati: Mundësitë që i dhamë prokurorisë

Nov 15, 2017 | 11:45
SHPËRNDAJE

Pjesë e konferencës së sotme të përbashkët mes ministit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe zyrtares së lartë të BE-së Federica Mogherini ka qenë edhe cështja e bujshme “Tahiri”.

bushati-ne-mogerini-konference

Mogherini u pyet në konferencë pikërisht për këtë cështje dhe se si e komenton ajo vendimin e shumicës paralementer në Shqipëri për mosdhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit te Brendshëm, Tahiri.

“Siç e thashë jo vetëm në shënimet e mia por edhe vitin e kaluar, edhe në Bruksel dhe në Tiranë që trafikimi i drogës duhet të trajtohet me gjithë seriozitetin e duhur dhe autoritetet gjyqësore duhet të bëjnë punën e tyre. Agjencitë ligjzbatuese po bashkëpunojnë me vendet anëtarë dhe me Guardia di Finanza dhe me sa di bashkëpunimi po vazhdon me Italinë. Është rregulli im i artë që të mos komentoj për punën e gjyqësorit. E respektoj, e admiroj punën e gjyqësorit për ta vendosur në qendrën e një komenti politik. Por trafikimi dhe kultivimi i drogës është prioritet jetik që e ndajmë me autoritetet shqiptare. Shikoj vendosmëri, duke marrë parasysh bashkëpunimin, shoh hapa para dhe vullnet politik. Duhet të shohim rezultate të qarta sepse është një kusht i BE-së i popullit shqiptar për të gjithë shoqërinë. Është një përgjegjësi e institucioneve dhe e shoqërisë dhe duhet të zgjidhet nga i gjithë vendit. Është e rëndësishme të tregoheni të vendosur”, tha Mogherini.

Në përgjigje të pyetjes për Bushatin, se “komisioneri Hahn ka pritur për peshkun e madh të kapet, por asnjë peshk i madh nuk është arrestuar, do e bëni këtë gjatë muajve?”, ministri u ndal te puna që po bën qeveria për reformën ne drejtësi, duke theksuar buxhetin e fundit që i adresohet organeve vetëm për Vetingun.

“Pata mundësinë të shkëmbeja disa të dhëna dhe raste konkrete në këtë drejtim që flasin për një trajektore pozitive të Shqipërisë, nuk jemi të kënaqur, sigurisht që duhet të kemi raste më shumë, por ne kemi pasur raste si deputet, guvernator i Bankës, bashkiakë të caktuar, nuk janë pak, por kemi marrë vendim të mos krahasohemi më vendet e tjera. Më vjen keq që iu referuat në mënyrë të gabuar intestigimit që bëjnë në prokurorinë e Katanjës, ju them se përgjigja që ka ardhur nga shumica në Shqipëri, ka qenë e qartë dhe pa asnjë ekuivok, jemi përgjigjur prokurorisë për të filluar hetimin ndaj ish ministrit të Brendshëm, dhe Kuvendi ka vendosur për t’i hequr imunitetin, që i ka krijuar mundësi prokurorisë për ta hetuar, për ta vënë në përgjim, për të mos i krijuar mundësi të ikë jashtë vendit dhe për të qenë në dispozicion të hetimeve 24 orë, të keni durim, kemi hapur kapitull shumë të rëndësishëm, prokuroria dhe gjyqësori nuk do jetë levë e politikës, e ka thënë kryeministri Rama disa herë, e përsëris edhe unë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura