Mjetet e tonazhit të rëndë dëmtojnë rrugën, banorët e Çërravës në protestë: Na rrezikohet jeta e fëmijëve

Mar 25, 2023 | 14:44
SHPËRNDAJE

Dhjetëra banorë të Njësisë Administrative Çërravë, në Bashkinë e Pogradecit janë ngritur në protestë të shtunën.

Shkak është bërë amortizimi i rrugës, si pasojë e mjeteve te tonazhit të rëndë të një kompanie për përpunimin e gurit dhe granilit, e cila kalon përmes rrugës kryesorë të fshatit.

Për banorët kjo situatë është kthyer në një shqetësim shumë të madh, pasi veç rrugës, nga kamionët rrezikohen edhe fëmijët.

Administratori i Njësisë Administrative Cërravë, Olger Ibi, pranoi se institucioni i bashkisë është në dijeni të dëmtimit të rrugës, por thotë se për mjetet e tonazhit të rëndë do te diskutohet me kompaninë për të gjetur një zgjidhje alternative.

Për mbarëvajtjen e protestës ishin të pranishëm edhe efektivë të policisë, të cilët vëzhguan situatën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura