Miratohet ndryshimi për heqjen e eskluzivitetit të fluturimeve në Rinas

May 3, 2016 | 16:50
SHPËRNDAJE

U miratua sot në komisionet parlamentare ndryshimi në kontratën koncesionare të Rinasit, që i heq eskluzivitetin e fluturimeve këtij aeroporti.
Në fillim të muajit prill, ministri Haxhinasto nënshkroi kontratën me kompaninë koncesionare, sipas të cilës hiqet eskluziviteti i fluturimeve, me qëllim hapjen e tyre në aeroporte të tjera në vend, fillimisht në Kukës dhe më pas, në jug të vendit.

rinas

Kjo marrëveshje, e cila sot është miratuar vetëm me votat e maxhorancës gjatë Komisionit të Veprimtarive Prodhuese dhe që pritet që të votohet në këtë seancë parlamentare të enjtën, është kundërshtuar nga deputetët opozitarë.

Ata kanë diskutuar për mosnegocionim e kostove të marrëveshjes, si dhe kanë kërkuar qartësi për shitjen e koncesionarit të Aeroportit të Tiranës, nga kompania Tirana Airport Partners sh.p.k.. kompanisë kineze “Everbright Global Airport and Investment Fund”.

Diskutimet kanë vijuar edhe për funksionimin e aeroportit të Kukësit, sipas deputetëve opozitarë infrastruktura e tij do të krijojë vështirësi në futjen e linjave low cost, duke qenë se nuk lejon operimin e linjave me më shumë se 100 pasagjerë.

Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së koncesionit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë koncesionare “Tirana Airport Partners”, sh.p.k., për ndërtimin, vënien në punë, operimin dhe mirëmbajtjen e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë, ratifikuar me ligjin nr.9312, datë 11.11.2004”.

MONITOR

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura