Miratimi i 7 ligjeve/ Vlahutin dhe Lu takojnë Metën

Jul 29, 2016 | 11:46
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin dhe ambasadori amerikan, Donald Lu kanë nisur vizitat e ndara për miratimin  e ligjeve.

E para ka shkuar ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit për të zhvilluar një takim me kreun e LSI-së, Ilir Meta.

Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin, gjate nje takimi me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, ku i ka dorezuar Progres Raportin e Komisionit Europian per Shqiperine./r/n/r/nHead of EU Delegation in Tirana Romana Vlahutin, during a meeting with Parliament Speaker Ilir Meta, where she has given the European Commission Progress Report on Albania.

Mësohet se takimi ka nisur pak pas orës 10:00,  mes Vlahutin dhe Metës, më pas ka ambasadori amerikan, Donald Lu ka shkuar të takojë Fatmir Xhafajn.

Në fokus të këtyre takimeve është miratimi i 7 ligjeve, që janë të domosdoshme për zbatimin e reformës në drejtësi.

Pas takimit me Xhafajn, Donald Lu ka zhvilluar edhe një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, që nisi në orën 14:30 dhe përfundoi pas një ore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura